Futboll

Ekstradohet në SHBA ish-futbollisti i Premier League, i kapur për trafik droge

Ish-mesfushori i Southamptonit, Jhon Viafara, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kolumbia, për t’u përballur me akuzat për trafikim droge.

Viafara, 41 vjeç, i cili ka luajtur në Evropë me klube si, Portsmouth, Real Sociedad e Southampton, ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar në vendlindjen e tij. Ai akuzohet për transportimin e dy tonelatave kokainë drejt Amerikës, në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe është mbajtur në paraburgim për 10 muaj.

Viafara dyshohet të ketë qenë ‘koka’  e grupit, duke përdorur  anije të shpejta dhe aeroplanë të vegjël për të dërguar drogën në SHBA. Në grup, ai njihej si “Futbollisti” dhe kishte për detyrë që të paguante transportuesit e të vendoste kontakte për dërgimin e ngarkesave të drogës në Amerikën Qendrore.

Përpara se të dërgohej me aeroplan drejt SHBA-ve, ai dha një intervistë, ku ndër të tjera deklaronte: “Dikur ndaja dhomën me Messin, por tani jam në një dhomë me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë