Pas dëmtimit të Nikolo Xaniolos dhe përpjekjes së dështuar për të marrë Politanon nga Interi, klubi i Romës është mjaft aktiv në merkato dhe në listën e afrimeve janë dy futbollistë shqiptarë. Trajneri Fonseka kërkon sa më shpejt një zëvendësues për mesfushorin sulmues, që do të mungojë gjatë pas ndërhyrjes kirurgjikale të pak ditëve më parë.
Vërtet trajneri i Romës i ka dhënë besim Underit ndaj Parmës, por verdheblutë kanë nevojë edhe për një lojtar tjetër për të përballuar mungesën e Xaniolos. Në skuadër janë aktualisht dy alternativa, Klajvert dhe Florenci, por Petraki është në kërkim për një lojtari më adapt dhe fokusi i tij është në Angli, konktretisht te Xherdan Shaqiri, lojtari i Liverpulit që nuk ka shumë hapësirë te skuadra e Klopit dhe për më tepër e njeh Serinë A, pasi është aktivizuar më parë me Interin.
Sulmuesi anësor shqiptar që luan për Zvicrën konsiderohet tani për tani lojtari më i kuotuar për t’u bashkuar me Romën. Shaqiri në këtë sezon ka luajtur me Liverpulin vetëm 10 ndeshje dhe vetëm një prej tyre të plotë. Ai ka dëshirë të luajë me shumë në 6 muajt e ardhshëm dhe e pëlqen një rikthim në Itali, ndërsa Roma është gati ta kërkojë në huazim për 6 muaj, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Problemi në këtë moment lidhet me trajnerin Klop, i cili nuk do ta lejonte aq lehtë largimin e Shaqirit. Po ashtu, është për t’u diskutuar edhe paga e sulmuesit anësor, që është rreth 5 milionë euro në sezon, që për Romën do të thotë shumë.

Nëse Under shkon mirë në këtë pjesë të sezonit, do të jetë ai titullar dhe për Romën nuk do t’ia vlente të shpenzojë kaq shumë. Në rast të kundërt, përveç Shaqirit, janë disa alternativa të tjera, mes tyre edhe ajo e një shqiptari tjetër, Adnand Januzajt, i cili aktivizohet me Real Sociedadin në Spanjë. Po ashtu, mbetet e hapur pista e shkëmmbimit të Susos me Under. Argjentinasi Pavon, aktualisht te Los Anxheles Galaksi dhe francezi Boga i Sasuolos janë gjithashtu emra që tërheqin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




