Futboll

Sudani, lufta dhe kampionati i futbollit për femra

Një Sudan më demokratik dhe gjithëpërfshirës, pas masakrës qershorin e kaluar me 400 viktima, gjithashtu kalon edhe nëpërmjet sportit. Në veçanti, përmes futbollit të femrave. Gratë sudaneze kanë qenë në pararojë të këtij revolucioni. Siç raporton Avvenire, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, startoi kampionati i parë i futbollit për femra në historinë e Sudanit.

Në fushë për ndeshjen e parë zbritën Difaà dhe Al-Tahadi, klubi i parë i futbollit për femra në Sudan, themeluar në vitin 2003: Tahadi do të thotë sfidë … Për edicionin e parë “sfida” u pranua nga kryeqyteti Khartoum dhe nga jugu i vendit: Ekipet veriore nuk morën pjesë në kampionat, duke pasur parasysh që Sudani verior është më i mbyllur dhe më konservator.

Kampionati u mbështet financiarisht nga kompania ajrore kombëtare, Bak Al-Amal dhe nga donatorët privatë, ndërsa media, tashmë e pavarur, i dha mbulim të gjerë këtij eventi. Skuadra Difaa fitoi titullin kombëtar dhe tashmë pritet të formohet ekipi kombëtar i futbollit të femrave, pasi janë ftuar në Tunizi për të luajtur dy ndeshje miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë