Futboll

Barcelona emëron trajnerin e ri, Kike Setien zëvendëson Ernesto Valverden

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar mbrëmë vonë në darkë shkarkimin e trajnerit, Ernesto Valverde. Lajmi për shkarkimin e tij është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Shkarkimi i Valverde vjen pasi skuadra katalanase ka bërë një paraqitje mjaft të dobët në ndeshjet e fundit, edhe për faktin që ky i fundit e kishte humbur mbështetjen e tifozëve. 55-vjeçari u emërua në krye të ekipit katalanas në majin e vitit 2017, duke fituar dy tituj kampionë, Kupën e Mbretit dhe një Superkupë Spanje.

Tekniku i ri i skuadrës së Barcelonës për dy vitet e ardhshme do jetë Quique Setién. Ish-tekniku i Betis do firmosë në ditët në vijim kontratën dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë. Konfirmimi erdhi edhe nëpërmjet faqes së Twitter të klubit spanjoll, i cili i uroi mirëseardhjen teknikut të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë