Futboll

Guardiola në “sparkatë” për Eriksen, telashe për Realin dhe Interin

Kristian Eriksen është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit nga klubet e mëdha europiane. Mesfushorit danez i përfundon në verë kontrata me Totenhemin dhe në ndjekje të tij është vënë Real Madridi, së fundi edhe Interi, por tashmë në garë është futur edhe një klub i tretë dhe për më tepër shumë i fuqishëm financiarisht.

Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, e ka në listë Eriksenin, madje joshet shumë nga niveli i tij teknik. “Qytetarët” janë favoritë, sipas shtypit spanjoll, duke pasur parasysh potencën financiare të klubit. Eriksen e njeh shumë mirë kampionatin anglez, pasi prej disa sezonesh luan me Totenhemin, megjithatë nuk do të jetë e lehtë për Guardiolën, sepse jo gjithmonë vendos ana financiare.

Kristian Eriksen, mesfushori danez i Totenhemit. Gazeta Si, 10 janar 2020

Gjithçka varet edhe nga vetë dëshira e lojtarit, i cili, duke qenë pa kontratë, është shumë komod për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Emri i Real Madrid josh shumë dhe Spanja mund të jetë gjithashtu një shtysë, pasi danezi duket se dëshiron të ndryshojë ambient. Mançester Siti i Guardiolës e sheh mesfushorin e Totenhemit si zëvendësuesin ideal të David Silvës, i cili do të largohet në verë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë