“The show must go on” – Spektakli duhet të vazhdojë. Situata në Australi është gjithnjë e më serioze, ku vendi po përballet me disa nga zjarret më të rrezikshme dhe katastrofike që ka parë ndonjëherë. Sporti nuk ndalet, përkundrazi mund të sjellë çlirim në këtë vend. Grand slam i Australian Open fillon të martën e ardhshme me ndeshjet kualifikueset.

Craig Tiley, drejtori i turneut, tha se gjithçka do të nisë sipas parashikimit: “Parashikimet janë të mira dhe nuk presim asnjë vonesë. Do të kemi në turne ekspertë meteorologë si dhe specialistët të cilësisë së ajrit, të cilët do të analizojnë të dhënat. Kemi 3 stadiume dhe 9 fusha të mbuluara, që na kanë dhënë mundësi prej vitesh të zhvillojmë ndeshje pavarësisht nga moti. Ne do të zhvillojmë turneun për të mbledhur fonde për të ndihmuar të prekurit nga zjarri”.
Nuk ka vetëm tenis në verën Australiane: Tour Down Under, gara më e rëndësishme e çiklizmit në vend, do të fillojë rregullisht nga Adelaide më 19 Janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




