Skuadra spanjolle e Malagas ka marrë vendimin për pezullimin e Victor Sanchez si trajner i skuadrës deri në sqarimin e çështjes, pasi i është shpërndarë një video me përmbajtje seksuale në internet, ku 43-vjeçari shfaqej i veshur me një bluzë të Malagës dhe duke ofruar para.
Me anë të një postimi në Twitter, tekniku spanjoll këmbëngul se i është cënuar privatësia dhe është shantazhuar, e cila përbën shkelje sipas nenit 197 të kodit kriminal spanjoll. “Dua t’ju informoj se se jam viktimë e një krimi kundër privatësisë nëpërmjet kërcënimit dhe shantazhimit. Çështja është në duart e policisë dhe po ndiqet me vëmendje. Dua të shtoj se publikimi i materialeve intime, qoftë dhe në rrjetet sociale përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut, e parashikuar sipas Nenit 187 të kodit kriminal spanjoll. Faleminderit për mirëkuptimin”.
Ekipi i Malaga-s ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Sadiku dhe Bare nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Përpos problemeve ekonomike, andaluzianët renditen në vendin e 16-të dhe po luftojnë për të qëndruar në Segunda Division.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.