Ish-sulmuesi i Juventusit, Lacios, Real Sociedadit, Olimpiakosit dhe ish-kombëtares së Jugosllavisë, Darko Kovačević , është qëlluar me armë në Glyfada, dhe konkretisht në Rrugën Elpidos 2, pranë shtëpisë së tij. Raportohet se autori i kishte zënë pritë dhe i armatosur doli nga një automjet dhe qëlloi, ku më pas u largua me shpejtësi. Gjatë episodit Kovačević , arriti të fshihej, duke iu shpëtuar mrekullisht plumbave. Ai menjëherë u transportua me shpejtësi drejt spitalit dhe për fat të mirë jeta e tij nuk është në rrezik. Kjo pasi, siç u bë e ditur më vonë, këmba e ish-lojtarit pësoi një dëmtim të vogël në gju, si pasojë e tentativës për t’u shpëtuar të shtënave.
Makina e autorit të krimit u gjet e djegur në Rrugën e vjetër të Aeroportit, dhe veçanërisht në Rrugën e Pergamos, rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes. Në fakt, brenda saj u gjet një armë, e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga laboratori i policisë shkencore për të zbuluar nëse është e njëjta. “Pashë një person që doli me armë nga makina dhe të vinte drejt meje. Unë instiktivisht u përkula në të djathtë dhe u dëgjua një e shtënë, më pas u largua me makinë dhe u zhduk”, rrëfen Kovačević . Policia helene po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa motivi mbetet ende i panjohur.
Darko Kovačević luajti për Juventuesin në vitet 1999-2001 duke fituar me bardhezinjtë Kupën Intertoto, por formën më të mirë e arriti me Real Sociedadin dhe Olimpiakosin, ku me këta të fundit fitoi 2 kampionate. Pas tërheqjes nga futbolli ai mori përsipër drejtimin e departamentit të skautëve për “bardhekuqtë”, ndërsa së fundmi ka mbajtur edhe postin e drejtorit sportiv te Serbia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.