Futboll

Andi Hoti, shqiptari i radhës që bëhet pjesë e Interit

Talenti shqiptar, Andi Hoti, që aktivizohet me ekipin e moshave të Zurich, në kampionatin zvicerian tashmë do të jetë pjesë e gjigantëve të Inter. I lindur në vitin 2003 është vetëm një hap larg veshjes së fanellës zikaltër njoftojnë mediat italiane. Inter ka dalë mbi rivalët dhe ka siguruar shërbimet e shqiptarit të Zurich. Ky lajm është konfirmuar nga gazetari i njohur sportiv Nicolo Schira.

I gjatë 193 centimetra, Hoti është me origjinë nga Kosova dhe me kombësi zviceriane, teksa i skadon kontrata me Zyrih në qershorin e këtij viti. Mbrojtësi ka luajtur 13 ndeshje me U-18 e Zyrih, duke shënuar edhe 3 herë dhe aktualisht është pjesë e Kosovës U17, ku është aktivizuar 2 herë.

Xherdan Shaqiri dhe Rey Manaj

Ekipi i Milanos ka parë shpesh në përbërje lojtarë kuqezi, ku Xherdan Shaqiri, Rey Manaj apo dhe i ’’harruari’’ Sllave Llambi janë lojtarët më të njohur që kanë veshur këtë fanellë.

Sllave Llambi

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë