Futboll

Guardiola: Unë te Real Madrid ose Manchester United? Më mirë shkoj në Maldive

“Pasi kam drejtuar Manchester City, nuk do të drejtoj kurrë Manchester United. E njëjta gjë vlen edhe për Realin”. Disa orë përpara derbit ndaj Manchester United, e vlefshme për gjysmëfinalen e Carabao Cup, Pep Guardiola përjashton mundësinë për t’u ulur në pankinën që dikur i përkiste Alex Ferguson.

I pyetur para derbit, nëse do të ishte i papunë dhe oferta e vetme për të do të ishte nga United: “Ditën që nuk do të kem më asnjë ofertë do të shkoj për pushime në Maldive. Ndoshta jo në Maldive, pasi atje nuk ka fusha golfi” përfundoi Guardiola.

Guardiola është një ndër trajnerët më të suksesshëm në botë, duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm të botës për klubet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë