Futbolli padyshim është sporti më i ndjekur në planet, që dhuron emocione me anë të golave, trofeve, shpirtit të garës dhe historive të ndryshme. Viti 2019 ka qenë një vit i gjatë dhe më shumë befasi në botën e futbollit. Shumë skuadra nuk arritën synimet e tyre, kurse disa skuadra arritën më shumë seç mund të prisnin.
Por ekziston edhe një anë tjetër e futbollit që e bën akoma më interesante këtë sport. Po flasim për pjesën qesharake të futbollit ku përfshihen festimet, deklaratat dhe gjestet e çuditshme, të realizuara nga yjet më të mëdhenjë të këtij sporti. Edhe gjatë vitit që lamë pas, nuk kanë munguar momentet qesharake, të cilat mund t’i shikoni në videot e mëposhtme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




