Armando Sadiku ka arritur në kuotën e 8 golave këtë edicion në Ligën e Dytë spanjolle me Malagën. Futbollisti i kombëtares shqiptare shënoi në barazimin 1-1 në fushën e Real Oviedos këtë të djelë. Në minutën e 67-të, arbitri kërkoi të verifikojë episodin në “VAR” duke dhënë penallti, që u shndërrua në gol nga sulmuesi shqiptar. Si titullar e nisi takimin dhe Keidi Bare.
Përpos problemeve ekonomike, Malaga duhet të përballet edhe me rezultatet negative, ku vazhdon të qëndrojë në zonën e rrezikut, me 23 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje të zhvilluara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.