Është boksieri Floid Meiuedhër sportisti më i paguar i 10-vjeçarit të fundit. Ai udhëheq këtë klasifikim special të “Forbes” me 915 milionë. Si çdo vit tjetër, edhe këtë radhë revista prestigjioze ka publikuar listën e më tëpaguarve në sport, por ndryshe nga herët e tjera kemi të bëjmë me një klasifikim të 10 viteve të fundit.
Pas boksierit amerikan vjen një futbollist dhe ai është Kristiano Ronaldo, të ardhurat e të cilit shkojnë në 800 milionë euro. Pastaj një tjetër futbollist, sigurisht Lionel Mesi, me 750 milionë euro. Ky është podi i më të paguarve në sport për 10-vjeçarin e fundit, ndërkohë që më pas vijnë basketbollisti LeBron Xhejms me 680 milionë dhe tenisti Roxher Federer me 640 milionë.
“Kam respekt për të gjithë, por dua të sqaroj se i kam fituar këto të ardhura në vetëm 5 vjet”, – ka shkruar në Tuiter 42-vjeçari amerikan, Mejuedhër, ikona e boksit. Klasifikimin e 10 sportistëve më të paguar të dhjetëvjeçarit e kompletojnë Tajgër Vuds me 615 milionë, Fill Mikelson me 480 milionë, Meni Pakuiao me 435 milionë, Kevin Durant me 425 milionë dhe Ljuis Hamilton me 400 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.