Organizatorët e Australian Open , Grand Slami për vitin 2020, kanë njoftuar se shpërblimet e turneut janë rritur me 13.5%, duke kapur shifrën e 71 milion dollarëve Australianë (mbi 44 milion euro). Sidoqoftë, pjesa më e madhe e rritjes do të shkojë për lojtarët që eliminohen në raundet e para dhe vetëm një pjesë për fituesit e turneut meshkuj dhe femra. Lojtarët që do të eliminohen gjatë fazës kualifikuese do të fitojnë 20,000 dollarë australianë (gati 12,000 euro), një rritje me gati një të tretën nga vitit i kaluar.

Lojtarët që do të eliminohen në raundin e parë do të fitojnë 90,000 dollarë australianë (rreth 56,000 euro), 20% më shumë. Fituesit e turneut secili do të fitojë 2.5 milion euro, pak më shumë se edicionet e kaluara. “Ne besojmë fuqimisht në rritjen e shpërblimeve në të gjitha nivelet e turneut dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’u mundësuar sportistëve tanë që të fitojnë më shumë para” kanë deklaruar organizatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




