Futboll

Mustafi befason me zgjedhjen e tij, pranë transferimit në Itali

Bologna kërkon të përforcohet në merkaton e janarit. Dy objektivat kryesore duket se kanë të bëjnë me një mbrojtës qendre dhe një sulmues. Sa për të parin, qarkullojnë disa emra, por aktualisht asgjë nuk është bërë zyrtare. Në orët e fundit në skenë ka dalë një emër i ri për mbrojtjen. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb.com”, Bologna ëndërron të transferojë nga Arsenali, Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi gjerman është një njohje e vjetër e kampionatit italian, pasi në të kaluarën është aktivizuar me Sampdorian për një sezon e gjysmë, dhe më pas – pas aventurës në Spanjë – u transferua në Premier League. Te Arsenal që prej vitit 2017, lojtari i lindur në vitin 1992 u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Në këtë fazë të parë të sezonit nën drejtimin e Emery, nuk ka patur shumë hapësira ​​- vetëm një ndeshje në kampionat dhe 5 në Europa League – dhe ka dhënë aprovimin për një transferim të mundshëm. Tratativat kanë nisur, Bologna kërkon ta huazojë me të drejtë blerje, me kushtin që londinezët të paguajnë edhe një pjesë të rrogës. Për emrin dhe përvojën, transferimi i Mustafit do të ishte një goditje e madhe për skuadrën italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë