Pas atij “El Clasico” të trishtë të së mërkurës, që nuk entuziazmoi aspak Barcelonën në lojë dhe në klasifikim, drejtuesit e klubit katalanas kanë luajtur “xholin”, siç bën me dije “Mundo Deportivo”. Sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona ka nisur kontaktet me Jorge Mesin, babanë dhe agjentin e Leos, për rinovimin e radhës të kontratës me fituesin e “Topit të Artë”.
Edhe pse zyrtarisht nuk ka pasur asnjë dyshim në lidhje me Mesin katalanas përjetë, diçka e konfirmuar edhe nga vetë argjentinasi, në kontratën e tij ka një kaluzolë që prej 2017-ës, sipas së cilës, qershorin e ardhshëm “pleshti” mund të ta largohet me parametra zero, kur dihet që për prishjen e parakohshme të kontratës duhen paguar 700 milionë euro. Megjithatë, kanë nisur manovrat e mëdha: kontrata katërvjeçare prej 100 milionësh në vit, e firmosur në vitin 2017, do të zgjatet edhe për dy sezone. Nuk mendohet për një rishikim të rrogës për një futbollist, i cili në 2021-shin do të jetë 34 vjeç.
Gjithsesi, fjalën e fundit e ka Lionel Mesi. Më parë, Pujol dhe Injiesta e mbyllën para skadencës kontratën me Barcelonën, kurse Mesi ka thënë së fundi nuk do t’ia lejojë kurrë vetes të rrijë pa u ndjerë realisht në lartësinë e fanellës me numër 10 të Barcelonës. Problemi i katalanasve në këtë moment është se ndërsa Mesi arrin të mbajë gjithmonë të njëjtin nivel të lartë, shokët e skuadrës nuk arrijnë ta mbështesin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.