Në vitin 2018 rezultojnë rreth 547 mijë njerëz të papunë në Shqipëri, ose sa 12,3 % e forcës totale të punës.
Sipas Vjetarit Statistikor Rajonal të INSTAT norma e papunësisë ëshë ulur me 2,9% në tre vitet e fundit.
Megjithëse papunësia ka rënë, qarku i Vlorës vazhdon ta vuajë plagën e papunësisë duke arritur 21,9 % ku më shumë se 1 në 5 persona në forcë pune ishin të papunë.
Analiza gjinore tregon se qarku me nivelin më të lartë, të papunësisë për femrat është Vlora me 26,2 % e cila ndikon në masën më të madhe edhe shkallën e papunësisë gjithsej në këtë rajon dhe në vend. Shkalla më e lartë e papunësisë për meshkujt është regjistruar në Lezhë, 20,5 % duke ndikuar më së shumti në shkallën e papunësisë gjithsej për këtë qark, në krahasim me femrat.
Shkalla më e ulët e papunësisë është përqëndruar në qarkun e Dibrës dhe të Korçës (5,9 %).
Shkalla e papunësisë regjistron vlerën e saj më të ulët në qarkun e Dibrës për femrat (4,7 %), dhe në Korçë dhe Kukës për meshkujt (përkatësisht 5,4 dhe 5,0 %).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.