Futboll

Talentet e “gjelave” apo ata të “djajve të kuq”?

Me gëzim, por edhe trishtim njëkohësisht, po afron finalja e madhe e “Luzhniki Stadium” që do të përcaktojë se kush do e fitojë Kupën e Botës, “Rusi 2018”. Vetëm katër pretendentë kanë mbetur, në këtë kampionat botëror që synojnë ta marrin në shtëpi trofeun e artë të botës.

Franca, Belgjika, Kroacia dhe Anglia do të diskutojnë mes tyre se cila do ta ngrejë lart kupën më të lakmuar të futbollit. Nëse në përballjen Angli-Kroaci, “tre luanët” janë dukshëm pak më të favorizuar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për sfidën mes Belgjikës dhe Francës që është pak më e ekuilibruar. Në fushën e stadiumit të Shën Peterburgut të hënën do të zbresin dy skuadrat me numrin më të lartë të talenteve në këtë kampionat botëror edhe pse francezët mund të thonë se kanë më shumë.

Foto ilustruese e Francës gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”

Franca

Franca është një herë fituese e Kupës së Botës dhe në stolin e saj, ka pikërisht atë që e ngriti lart trofeun si kapiten, Didier Deshamps. Por që nga  viti 1998, Franca ka ndryshuar shumë dhe njëkohësisht ekipi kombëtar i këtij vendi po ashtu ka evoluar. Nëse për vitin 1998 u konsideura revolucion përfshirja e lojtarëve me ngjyra të ndryshme në një ekip kombëtar, kjo tashmë për skuadrën transalpine është një normalitet. Madje futbollistët me origjinë afrikane janë më të shumtë në numër te skuadra e thirrur nga Deshamps në këtë kompeticion. Duke përmendur emra si Mbape, Grizman, Dembele apo Zhiru mund ta themi me plot gojën që sulmi i Francës është i frikshëm për cilindo repart mbrojtje. Por nuk mund të flasim vetëm për sulmin e “gjelave”, pasi edhe mesfushë kjo skuadër ka me çfarë të krenohet dhe këtu mund të përmendim vetëm dy emra për ta kuptuar potencialin e këtij reparti, Pogba dhe Kante. As në mbrojtje apo në porte nuk mungojë yjet tek Franca.

Pra, në dukje kemi një kombëtare perfekte që është gatshme dhe nuk i mungon asgjë për ta fituar Kupën e Botës. Por jo, nuk është kështu, pasi edhe “Les Bleus” kanë problemet e tyre, madje disa prej tyre të mëdha. I pari është rendimenti fizik, për shkak se pjesa më e madhe të lojtarëve të Francës janë titullar në ekipet më të mira në Europë dhe kanë luajtur më shumë se 55 ndeshje gjatë vitit. Harmonia nuk është një aspekt me të cilin kjo kombëtare e Deshamps mund të krenohet. Me lënien jashtë të Benzema, Lakazet, apo Kondogbia, trajneri transaplin nuk i ka shpëtuar polemikave. Por një çështje shumë e rëndësishme që mund të futet tek difektet e kësaj France, është edhe stili i lojës që tejet ofensiv, që me skuadra me sulme të forta shkakton probleme në mbrojtje. Franca në pesë ndeshje deri më tani ka pësuar 4 gola dhe tre nga këto në përballjen me Argjentinën, çka do të thotë se nëse Varene me shok kanë përballë sulmues kalibri, mund të “fusin ujë”. Dhe në ndeshjen me Belgjikën është e sigurt që sulmuesit e kalibrit, të cilët mund të shënojnë nga çdo pozicion janë të shumtë.

Foto ilustruese e Belgjikës gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”

Belgjika

Por Belgjika nga ana e saj sigurisht që nuk do t’i varë të gjitha shpresat tek forca e sulmit. Për kombëtaren belge kjo është hera e dytë që paraqitet në një gjysmë-finale të një kampionati botëror. Hera e parë kishte ndodhur në vitin 1986, kur ata u renditën në vendin e katër. Por, Blegjika e “Rusi 2018” është shumë ndryshe nga ajo kombëtare e vitit 86’. Nga specialistët dhe mediet vendase, Hazard me shokë janë konsideruar si brezi i artë i Belgjikës dhe do të ishte mëkat nëse nuk do të arrin të fitonin ndonjë gjë që të mbetej në historinë e këtij vendi. Është një punë shumë e madhe, e nisur që në vitin 2000 në Blegjikë duke filluar me ndërtimin e akademive për të arritur deri tek prodhimi i talenteve si Hazard, Lukaku, De Brynje, apo Mertens dhe të gjithë në vendin “flamand” e duan me çdo kusht të paktën një finale në kampionatin botëror.

Sulmi pas asnjë diskutim është pika më e fortë e kësaj skuadre dhe deri më tani golat e Lukakut, por edhe forma e De Brynje e Hazard e kanë dëshmuar më së miri këtë gjë. Por edhe në repartet e tjera Belgjika ka me se të krenohet. Edhe nëse gabohet, Belgjika e ka sigurinë se në katërkëndësh do të jetë dikush që do ta pengojë topin të kalojë vijën fatale, pasi po flasim për një nga portierët më të mirë në qarkullim, si Tibo Kurtua.

Edhe pse në dukje një kombëtare e kompletuar dhe e aftë për ta fituar Kupën e Botës, Belgjika ka jo pak probleme. Nga më kryesorët është mungesa e eksperiencës, pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve nuk kanë fituar një trofe të madhë me ekipet e tyre, përveç titujve kampion në kampionatet respektive. Por edhe mungesa e përqëndrimit në 90 minuta rezulton të jetë një nga difektet e kësaj kombëatre, pasi në të dyja ndeshjet me eleminim direct në këtë kampionat botëror, kjo Blegjikë ka treguar se nuk mund ta ruaj ritmin për 90 minuta.

Duke parë përbërjen e të dyja skuadrave dhe yjet e panumërt që ato kanë në gjirin e tyre, ndeshja pritet të dhurojë spektakël dhe gola të shumtë. Gjithmonë kjo mund të ndodh nëse trajnerët nuk vendosin të bëjnë një ndeshje taktike dhe shumë skematike, që padyshim nuk ka për t’i kënaqur shumë tifozët që do të jenë në stadium, por edhe ata që do ta shohin nga televizori në të gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë