Analize

Bashkimi bën fuqinë!

Ndërkohë që dy kombet më të fuqishme në botë, Amerika dhe Kina, duket se po shkojnë drejt një lufte të plotë tregtare, Pekini organizoi një samit me liderët e Europës Qendrore dhe Lindore në Bullgari, në përpjekje për t’u afruar me kontinetinn europian, i cili ndodhet gjithashtu në një “betejë” tregtare me SHBA-në.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ofroi investime dhe mbështetje financiare per secilin prej këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilës i premtoi bashkëpunim më të ngushtë tregtar dhe investime infrastrukturore dhe bujqësore. Projektet rrugore dhe hekurudhore të financuara nga Kina ishin kryefjala e axhendës së samitit, duke bërë që Brukseli të kthejë kokën i shqetësuar. Samiti dukej se erdhi në kohën e duhur për Kinën, e cila po përballet njëkohhësisht me tarifat amerikane dhe masat e vendeve më të pasura të Evropës Perëndimore për frenimin e ndikimit kinez në rajon. Por edhe pse dy armiq të vjetër në luftën për pushtetin global, Kina dhe Bashkimi Europian po përballen tanimë me një armik të përbashet: Presidentin Dondal Trump.

Kryrminisstri shqipttar Edi Rama dhe Kryeministri kinez Li Keqiang

Kina premton investime në Europën Lindore

Në mbledhjen e shtatë vjetore të të ashtuquajturit “samiti 16 + 1”, Kryeministri kinez u takoua me liderët dhe kompanitë e 11 shteteve anëtare të BE-së dhe pesë vendeve të Ballkanit, të cilat shpresojnë të bashkohen me bllokun europian. Bisedimet u përqëndruan në sipërmarrjet e përbashkëta në industri dhe në sektorin e teknologjisë së lartë, si dhe në infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm.Takimet kanë nxitur spekullime të konsiderueshme në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera europiane, për shkak të frikës se mund të jenë pjesë e përpjekjes së qeverisë kineze për të përçarë kontinetin. Gjatë samitit, Kina prezantoi së një sërë projektesh për të financuar zhvillimit e infrastrukturës në vendet anëtarë, për aq kohë sa ato pranojnë të bëhen pjesë e iniciativës globale “Një Rrip një Rrugë!”. Por kryeminitri kinez iu përgjigj këtyre shqetësimeve duke thënë Pekini mbështet integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian.

“Bashkëpunimi 16 + 1 nuk është një platformë gjeopolitike. Edhe pse thuhet se një bashkëpunim i tillë mund të ndajë BE-në, kjo nuk është e vërtetë -tha ai pas bisedimeve me kryeministrin bullgar Bojko Borisov- Kina mbështet integrimin europian dhe një BE të bashkuar, sepse e kupton se Bashkimi Europian është një forcë e rëndësishme për prosperitetin dhe paqen globale”. Li shtoi se Kina do të vazhdojë të hapë tregjet për zbatimin e reformave të tjera që kanë nxitur ekonominë e saj, duke u ofruar mundësi të mëdha ekonomike anëtarëve dhe kandidatëve në gjysmën e varfër të kontinetit europian. “Zgjerimi dhe gjithëpërfshirja ka qenë faktori kryesor në agjendën e reformave të Kinës. Ne do të vazhdojmë të kemi lidhje më të fuqishme me botën, duke përfshirë edhe zgjerimin e tregut për investitorët e huaj”.

Kryeministri kinez dhe kryeministri bullgar

Sipas mediave kineze, gjatë samitit jaëë nënshkruar rreth 18 marrëveshje dypalëshe dhe memorandume, por nuk është arritur nënshkrimi i marrëveshjeve të mëdha. Muajin e kaluar, Hungaria miratoi ndërtimin e një lidhje hekurudhore Budapest-Beograd. Por jashtë Hungarisë, investimet kineze duket se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.

“Evropa Lindore është e zhgënjyer nga niveli aktual i investimeve dhe mungesa e interesit për huadhënien e kreditë- tha hulumtuesi i ECFR-së, Francois Godement, për gazetarët në Sofje- Rënia e disa projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjitike është pritur me skepticizëm në Poloni dhe Rumani, ndërkohë që entuziazmi i Hungarisë dhe Serbisë, të cilat kanë tërhequr disa investime të vogla është shumë më i ulët”, shtoi ai.

Bashkimi bën fuqinë?

Pjesëmarrja e Li erdhi në mesin e një lufte të zgjatur të tregtisë globale, pasi Uashingtoni dhe Pekini vendosën tarifa multi-miliarda dollarëshe për mallrat e njëri-tjetrit. Të ftuara nga qeveria kineze ishin edhe Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Li tha se këto organizata ishin të mirëpritura që së bashku me Kinën të financojnë projekte në Evropën Qendrore dhe Lindore. Duke pasur parasysh nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me BE-në, në mesin e betejave tregtare me Presidentin Donald Trump, Li ka qenë i kujdesshëm për respektimin e rregullave tregtare të vendosuura nga Europa. Ai tha se Kina ishte e gatshme të financonte një Qendër të Partneritetit Global në Sofje, për t’i ndihmuar kompanitë kineze të kuptojnë rregullat e tregtare të BE-së dhe t’u përmbahen atyre në rajon. Rastësisht ose jo, takimi i Sofjes u mbajt vetëm një ditë pasi vendosja e tarifave midis Kinës dhe SHBA-së u përshkallëzua në një luftë të plotë tregtare. Të premten Amerika vendosi 34 miliardë dollarë tarifa për mallra kineze. Li deklaroi gjatë samitit se Kina do të hakmerret. Ai theksoi gjithashtu se qeveria kineze do të angazhohet të lehtësuar aksesin e kompanive të huaja në tregun kinez, diçka që BE ka kërkuar prej kohësh.

“Sulmi i presidentit amerikan Donald Trump ka çuar në një ndryshim të madh në qëndrimin e Kinës ndaj Europës dhe gjiganti aziatik është duke u treguar shumë më i dashur me BE-në për çështjet e tregtisë- tha Godement- Megjithatë, tregjet e vogla në Evropën Qendrore dhe Lindore duken për momentin një objektiv i pamundur për përpjekjet e Kinës për të kompensuar të ardhurat e humbura.

Li udhëtoi gjithashtu edhe drejt Gjermanisë për të kërkuar një bazë të përbashkët me kancelaren Angela Merkel. BE-ja po përballet gjithashtu me një “betejë” tregtare me Trump, i cili ka kërcënuar të imponojë taksa të ngjashme ndaj makinave europiane. A do të bashkohen në këto kushte, dy armiqtë e vjetër në një betejë tregtare kundër Presidentit Trump? Epo nuk do të ishte çudi, në fund të fundit, bashkimi bën fuqinë apo jo?

Burimet:  “Reuters”, “Bloomberg”, “The Atlantic”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë