Gjatë javës që kaloi, arti i syve ishte kudo në instagram. Dyshja e serialit “Euphoria”, Barbie Ferreira dhe Alexa Demie shkëlqyen me një makeup të ngjashëm, vetulla të plota, një hije sysh në ngjyrë çokollate dhe buzë mjaft të theksuara. Ndërsa për artisten e makeup-it Fara Homidi, look-u i syve shumëngjyrësh me shkëlqim që provoi mbi modelen Sara Grace Wallerstedt ishte perfekt për Javën e Modës në Milano. Dhe për Salem Mitchell, peneli i syve në ngjyrë portokalli neon ishte me të vërtetë i guximshëm.
Disa muza instagrami kishin zgjedhur të përdornin kudo ngjyrën rozë. Modelja Imani Randolph kishte zgjedhur të lyente sipërfaqen e syve deri tek faqet me një rozë të shndërritshme. Sydney SWeeney dukej fantastike me hijen e syve ngjyrë rozë me xixa, të cilën e kishte kombinuar me një shkëlqyes buzësh në ngjyrë pjeshke, ndërsa Rihanna e çoi rozën e ndezur në një tjetër nivel duke e përdorur atë tek sytë, faqet dhe buzët.
Dhe në fund, për të provuar se gjërat më të mira vijnë në shumës, modeli Adonis Bosso postoi një foto me djalin e tij të vogël, ndërsa Adut Akech postoi një foto me të motrën ku kishin pozuar me të njëjtin model flokësh dhe të njëjtën ngjyrë thonjsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.