Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, pasagjerë që udhëtonin me Rynair në të gjithë Europën nuk kishin mundësi të kontrollonin fluturimet e tyre, për shkak të ndërprerjes së sistemeve që shkaktuan vonesa në të gjitha aeroportet.
Udhëtarët u ankuan për kaosin që ndodhi në aeroportin Stanstes, pasi ata nuk mund të kontrollonin fluturimet e tyre nëpërmjet internetit. Ndërkohë që kompania e fluturimeve bën me dije se, personat që nuk bëjnë chek-in në internet, paguajnë 55 paund më shumë kur e kryejnë në sportelin e aeroportit. Shumë njerëz kanë ndarë zemërimin e tyre në rrjete sociale, duke shkruar se kompania është e papërgjegjshme dhe nuk ka mundësi që një kompani aq e madhe, të mos paguaj faturat e internetit. Pak orë më vonë çdo gju normalizua, por pasagjerët vazhdonin me ankesat e tyre.
Ndërkohë, që kompania i është përgjigjur pasagjerëve në internet, deklaroi gjithashtu për mediat se sistemi është restauruar dhe fluturimet funksionojnë normalisht.
“Kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuara,” thuhej në deklaratë.
Rynair është një kompani ajrore irlandeze e themeluar që prej vitit 1984, ndërsa në vitin 2016 është cilësuar si një ndër kompanitë ajrore më të preferuara nga pasagjerët. Gjatë vitit të kaluar u përfol se kjo kompani do të vinte edhe në Shqipëri, por ende nuk ka diçka konkrete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.