Kryebashkiakja e parë femër e Amsterdamit ka nisur plane për të rindërtuar zonën e “Red Light District” të qytetit, në një përpjekje për të mbrojtur punonjësit e seksit nga turmat. Në atë që do të ishte rivendosja më radikale e tregtisë seksuale që prej prostitucionit të legalizuar holandez rreth dy dekada më parë, Femke Halsema sugjeroi ndalimin e praktikës së punëtorëve të seksit që qëndronin në dritaret e ndërtesave të zonës. Ndryshimet ishin të nevojshme për shkak të ndërrimeve sociale, tha ajo për Reuters, duke përfshirë rritjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe një rritje të numrit të turistëve që vizitonin rrethin dhe duke përdorur telefonat e tyre për të marrë dhe postuar fotot e grave.
“Ne jemi të detyruar nga rrethanat, sepse Amsterdam po ndryshon, “tha Halsema në një intervistë. “Unë mendoj se shumë gra që punojnë atje ndjehen të turpëruar, dhe kjo është një nga arsyet që po mendojmë për ndryshimin”, shtoi ajo.
Planet përfshinin katër skenarë kryesorë: mbyllja e dritareve të rrugëve, mbyllja e bordeleve të qendrës së qytetit dhe zhvendosja e tyre diku në periferi të qytetit, zvogëlimi i numrit të bordellave të qendrës së qytetit dhe rritja e licencimit të punëtorëve të dritareve.
‘Red Light District’ ka ekzistuar për shekuj pranë rrugës ujore kryesore të qytetit. Në vitet e fundit, qeveria vendore ka kërkuar të zvogëlojë numrin e dritareve dhe të pastrojë zonën, por me sukses të kufizuar. Sipas kryetares së Bashkisë këto propozime vijnë për të siguruar të drejtat e punonjësve të seksit, parandalimin e krimit dhe reduktimin e shqetësimeve për banorët dhe bizneset vendase.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




