Marcello Minenna – Të dhënat më të fundit prej Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO – World Trade Organization) konfirmojnë rënien e rritjes të tregtisë globale. Indeksi i përbërë i përpunuar prej ekonomistëve të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTOI) tregon për marsin 2019 një rritje shumë poshtë trendit historik, me sinjale të dobta qëndrueshmërie pas më shmë se 12 muajsh ngadalësimi të vazhdueshëm. Shpërndarja e volumeve të të mirave të eksportuara ka rënë rreth 1% në vit, një vlerë e dobët tipike e periudhave të frenimit të fortë të ekonomisë globale, siç ndodhi me krizën në Eurozonë 2012-2013 e shokun valuator kinez në 2015.
Ngadalësimi u u shpërnda në mënyrë uniforme përgjatë të gjithë zinxhirit të vlerës globale. Gjermania është Vendi export-oriented i cili e ka pësuar më shumë prej frenimit të prodhimit industrial, por edhe ekonomitë aziatike të integruara mirë me Kinën e kanë ndjerë shumë goditjen. Duke analizuar indkeisn WTOI në të gjithë komponentët e tij, është e mundur të vëzhgosh cilët kanë qenë faktorët kyç që shpjegojnë fazën rënëse të ciklit të fundit të zgjeirmit, që nis gati në verën e 2016-ës dhe arrin kulmin në fund të 2017-ës përsa i përket normave të larta të interesit të ekonomive të zhvilluara dhe çmimet në tregjet e aksionere.
Të bie menjëherë në sy dobësia e sketorit automobilistik që tregon një rritje shumë poshtë trendit edhe të fazës rënëse të ciklit, e pëson një shembje të vërtetë në tremujorin e tretë të 2018-ës pas hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri europian kundër ndotjes për makinat me naftë.
Është sipërfaqësore të shtosh se, ndikimet e kësaj rënieje janë pasqyruar mbi të gjitha në industrinë automobilistike gjermane dhe në industrinë e prodhimit në vendet satelitore dhe në Itali. Reshtohet në këtë listë edhe industria elektronike, e cila ka shënuar norma shumë të dobëta të zgjerimit dhe ka vuajtur në një masë më të madhe efektet depresive të tarifave doganaore të administratës Trump.
Nuk mund të buzëqeshë as sektori bujqësor, i dëmtuar nga hakmarrja kineze ndaj SHBA-ve.
Rënia me tre pikë përqindjeje e normave të rritjes të vëllimeve nga kulmi i fundvitit 2017 tek minimumet e 2019 i atribuohet qartësisht ndalimit të beftë të eksporteve kineze dhe tkurrjen e Eurozonës. Në radhë të dytë, ka një rënie në kontributin e SHBA-ve, ndërsa pozicioni i Amerikës Latine përmirësohet. Të dhënat gjithashtu tregojnë qartë se përmirësimi i lehtë i dukshëm në periudhën më të fundit (mars 2019) nuk varet nga Kina por nga një rimëkëmbje modeste e eksporteve të Eurozonës.
Horizonti kohor i analizës u zgjerua për të nxjerrë në pah pozicionin relativ të ngadalësimit aktual në tregtinë ndërkombëtare në lidhje me goditjen e shkaktuar nga kriza valutore e Yuan-it në verën e vitit 2015. Në atë rast, prejardhja ishte më e theksuar dhe për disa muaj kishte një tkurrje të vëllimeve të eksportuara në nivel global të nxitur nga kolapsi kinez.
Në tablon gjithpërfshirëse cikli i zgjerimit 2016-2018 ka qenë relativisht i dobët në disa sektorë kyç të ekonomisë botërore; kjo ka pak të bëjë me konfliktin tregtar të nisur nga Trump dhe qeveria kineze, që ka kontribuuar për të përshpejtuar rënien me një përshkallëzim të papritur vetëm nga korriku 2018, përmes vendosjes së tarifave doganore nga të dy palët që arritën në 360 miliardë dollarë.
Ekzistojnë faktorë strukturorë që kanë tentuar të ngadalësojnë tregtinë globale për njëfarë kohe. Për ta kuptuar më mirë, është e nevojshme të shikojmë raportin midis eksporteve globale dhe PBB-së.
Në periudhën para krizë të ekonomisë globale, raporti Eksporte/PBB ka qenë vazhdimisht në rritje (+15% nga 1999 në 2007); megjithatë, pas rënies shkatërruese të 2008-2009 (-20%), rimëkëmbja e tregtisë ndërkombëtare është vetëm e pjesshme (+ 10% nga rëniet). Përkundrazi, nga 2011 e tutje ekziston një trend i qartë i reduktimit afatgjatë (-8%), që nënkupton një shkurtim të zinxhirëve të furnizimit dhe një rënie strukturore në delokalizimin e proceseve prodhuese.
Nëse zgjerojmë perspektivën e analistëve, shquhet qartësisht diferenca në ritme të zgjerimit të vëllimeve të eksportit nga periudha para-krize, ku mesatarisht normat e rritjes ishin mbi 5%, kurse periudha post-krizë është karakterizuar nga një rritje shumë më e ulët (poshtë 2%).
Sidoqoftë, një vizion më i gjerë na lejon të konsiderojmë në perspektivë momentin aktual të ngërçit në lidhje me krizat e mëdha që kanë tronditur panoramën e ekonomisë botërore në 20 vitet e fundit. Krahasuar me rënien e madhe të 2008-2009 ku vëllimet e eksportuara u kontraktuan me 20% në vit, vështirësitë e tanishme duket të jenë një luhatje afatshkurtër e papërfillshme. Edhe përballë krizës së vitit 2001 që pasoi sulmin terrorist në Qendrën Tregtare Botërore në New York, sot po diskutojmë fenomene që janë në mënyrë të konsiderueshme më të vogla.
Tani për tani ne jemi larg projeksionit të një recesioni apo një tkurrjeje në tregtinë ndërkombëtare. Megjithëse vëllimet e eksportit dhe prodhimi janë ngadalësuar, konsumi i brendshëm në ekonomitë kryesore të zhvilluara mbeti gjerësisht i pandryshuar, mbështetur nga fuqia e sektorit të shërbimeve dhe rritja e mirë e niveleve të punësimit.
Është gjithashtu e qartë se kjo divergjencë ndërmjet sektorëve të brendshëm dhe të orientuar drejt eksportit nuk mund të zgjasë pafundësisht; një rivendosje e kërkesës së brendshme do të jetë e pashmangshme nëse tabloja globale vazhdon të përkeqësohet.
Seria historike e OBT-së në fakt ende nuk përfshin efektet negative të masave të fundit mbrojtëse të SHBA-ve dhe Kinës, të nisur disa javë më parë. Një shenjë pak inkurajuese erdhi nga Thesari i SHBA-ve me përfshirjen në raportin më të fundit të Italisë në vendet nën vëzhgim të rreptë për tepricë tregtare, së bashku me “të akuzuarin” e madh Kinën dhe Gjermaninë. Duke përfituar nga mundësia, administrata Trump bëri vërejtje të qarta negative mbi borxhin dhe gjendjen e buxhetit dhe dënoi masat e fundit për të zgjeruar shpenzimet aktuale qeveritare. Të dhënat e fundit tregojnë se niveli i papunësisë në Gjermani ka filluar të rritet përsëri mbi 5% pasi arriti pikën më të ulët në mars.
Pritjet për një dalje të shpejtë nga kriza aktuale duken të parakohshme, ndërkohë që nevoja për zgjidhje të jashtme është në mënyrë emergjente e nevojshme për të ri-nisur investimet dhe kërkesën e brendshme dhe njëkohësisht të zvogëlojë mungesën e baraspeshës ndaj ekonomive të vendeve europiane.
Burimi: Il sole 24 ore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




