Ngjarje

Instagram fushatë për shëndetin mendor

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, çdokush e ka të vështirë të flasë, apo të tregohet i sinqertë. Pikërisht kjo gjendje sjell, çrregullime të vazhdueshme të humorit, terapi të vazhdueshme dhe detyrimisht dhe shumë medikamente. Bisedat me dikë tjetër për këtë gjë mendohen si anormale dhe të turpshme. Ka shumë njerëz që vuajnë nga depresioni, çrregullime të humorit dhe shumë ndjenja të tjera që i bëjnë të jenë të pakënaqur me veten, por nuk flasin me asnjë përsa i përket gjendjes së tyre.

https://www.instagram.com/p/Bx5gDUpnGwA/?utm_source=ig_web_copy_link

Por askush nuk e di se kjo mund të ketë pasoja të rënda. Shumica e të rriturve që kanë problemet psikologjike, nuk marrin trajtimet e duhura, mbyllen në vetvete, kalojnë në depresion të thellë dhe rrjedhimisht shkojnë deri në pikën ku kryejnë vetëvrasje. Duke marrë shkasë nga këto ngjarje, Fondacioni Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjeve dhe rrjeti social Instagram ka marrë një nismë, të ndryshojë këtë fenomen, duke krijuar një fushatë ndërgjegjësimi publik përmes rrjeteve sociale, ku gjithkush mund të flasë për shëndetin mendor. Sipas fondacionit, nuk është turp të tregosh se vuan nga depresioni, kështu që njerëzit duhet të sensibilizohen për të folur rreth këtyre çështjeve.
Koncepti i kësaj fushate është shumë i thjeshtë. Njerëzit do të përdorin hashtagun #RealConvo, për të diskutuar rreth shëndetit mendor në Instagram. Duke treguar përvojat e tyre të ndryshme, njerëzit do të jenë në gjendje të fuqizojnë vetë mbas një dështimi dhe të kuptojnë se nuk janë të vetmit që kanë probleme.

RealVonvo tregon foto dhe histori personale që kanë qëllim të frymëzojnë dhe të zvogëlojnë sa më shumë qasjet e njerëzve për sa i përket shëndetin mendo, duke i ndihmuar ata të bashkëbisedojnë, të kërkojnë ndihmë për problemet e tyre dhe të gjejnë qetësi. Rrëfimet të ndryshme personale tregojnë çështje të vështira të tilla si ankthi, depresioni, apo të gjitha gjendjet mendore që njerëzit mund të përjetojnë si pasojë e stresit.
Sipas psikologëve një hashtag nuk mund të zgjidhë problemet e shëndetit mendor të njerëzve, por fushata thellon më shumë qasjen se ata nuk janë të vetmit që kanë çrregullime mendore. Ky do ë jetë një proces tejet motivues. Shumë të famshëm, si aktorja Sasha Pieterse, balerina e Magruden Washington kanë mbështetu këtë iniciative, e cila sipas tyre është tejet inkurajuese.

https://www.instagram.com/p/Bx2k0TJgVhK/?utm_source=ig_web_copy_link

#RealConvo dhe disa grupe të mediave sociale, siç është AFSP (@AFSPNational në Instagram), ofrojnë mënyra për njerëzit, që të “luftojnë” stresin dhe jenë të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë