Moti i pafavorshëm ka bërë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion tç ulet, po ashtu edhe prodhimi vendas neto.
INSTAT ka raportuar se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë ka rënë me rreth 2,5 herë, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prodhimi i energjisë në tremujorin e parë është realizuar mbi 50 % nga hidrocentralet publike. Pjesa tjetër nga hidrocentralet private dhe koncensionare e nga të tjerë prodhues energji e rinovueshme.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka sjellë për pasojë rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike me rreth 7,9 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike me rreth 14,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2019, u rrit me gati 3 % dhe ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët familjarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.