Të krishterët ortodoks në mbarë botën janë mbledhur mbrëmjen e se shtunës për të kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Ata kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarët mblidhen në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem 
Ata u ndezën qirinj në të dyja anët e Varrit të Shenjtë 
Disa pelegrinë mbanin veshur “kurorë me gjemba” tek shkonin në Murin e vjetër të Jeruzalemit 
Në Greqi të premten, të krishterët ortodoksë festuan nga ishulli në ishull. 
Njerëzit në të gjithë Greqinë festuan duke dalë në rrugë me kryqe dhe qirinj 
Ndërkohë, rusët përgatitën ëmbëlsira dhe vezë në rruëgt e Moskës 
Një prift bjellorusi bekon ushqimin me ujë të shenjtë në Minsk përpara festimeve të së dielës 
Në kryeqytetin e Moldavisë Kishinau u vendosën vezë gjigante për të shënuar Pashkën. 
Një vajzë në Shkup ndez qirinj në hyrjen e Kishës më të madhe të qytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












