Sociale

Marshim ndërgjegjësues në Ditën Botërore kundër duhanit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të nisë ditën e sotme përmes një ecje sensibilzuese në luftën kundra duhanit.

Në ditën botërore kundra duhanit për këtë vit është zgjedhur motoja “Duhani të thyen zemrën” – Zgjidh Shëndetin, JO Duhanit”, ku edhe Manastirliu iu bashkua këtij mesazhi  me ecjen ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial të Tiranës.

“Sot është një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare –që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, sic është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën”, tha Manastirliu.

Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, për t’i thonë “JO Duhanit” dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare  të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë Botën, janë shkaku numër një i vdekjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë