Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të nisë ditën e sotme përmes një ecje sensibilzuese në luftën kundra duhanit.
Në ditën botërore kundra duhanit për këtë vit është zgjedhur motoja “Duhani të thyen zemrën” – Zgjidh Shëndetin, JO Duhanit”, ku edhe Manastirliu iu bashkua këtij mesazhi me ecjen ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial të Tiranës.
“Sot është një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare –që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, sic është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën”, tha Manastirliu.
Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, për t’i thonë “JO Duhanit” dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.
Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë Botën, janë shkaku numër një i vdekjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.