Rance është i njohur për zonat historike, por çfarë ndodh kur një njeri ndërton një rezidencë të stilit të vet të Rilindjes në një cep të bregut jugor?
Një gjykatë franceze ka thënë se ndërtesa Chateau Diter, vlera e së cilës shkon rreth 64 milionë dollarë, duhet të shembet.
Pierre Diter i cili ndertoi vilën në qytetin Grasse, në Francën Jugore, i është dhënë 18 muaj afat për ta shembur kështjellën, në të kundërt do të përballet me një gjobë prej 226,000 dollarësh, ka thënë për CNN, Pierre-Jean Gaury, avokat i përgjithshëm në gjykatën e apelit Aix-en-Provence.
“Patrick Diter u akuzua se ka ndërtuar në një tokë të pa autorizuar”, tha Gaury.
Më përpara në atë vend ishte e ndërtuar një shtëpi e thjeshtë, por Ditre ndërtoi një ndërtesë të madhe me disa dhoma, 18 suita dhe gjithashtu me një pishinë në oborrin e saj.
Kjo vila ka zënë një hapësirë toke prej 17 hektarësh.

Sipas një vendimi të hënën, nëse ndërtesa nuk shembet në kohë, gjoba do të rritet me 565 dollarë, për çdo ditë që kalon. Kompania e përfshirë në punimet e ndërtimit ka marrë një gjobë prej 200.000 eurosh, ndërsa një kompani tjetër është gjobitur me rreth 50 mijë euro.

Diter tha për revistën franceze “Paris Match” në vitin 2017 se ai dhe bashkëshortja e tij Monica kishin kërkuar prona në Toskanë, por në fund vendosën të ndërtonin vilën e tyre të stilit toskan në këtë cep të kërkuar të Rivierës Franceze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




