Ngjarje

Vrasje ka, por nuk kryesojmë në Ballkan për armëmbajtje

Në botë gjenden 1 miliard armë zjarri dhe ja kush i zotëron!

Shqipëria nuk gjendet në 25 vendet e parë për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Kosova renditet e 18-ta me 23, 8 armë për 100 banorë.

Nga vendet e rajonit listën e kryeson Maqedonia me 39,1 armë për 100 banorë, e cila renditet e treta pas SHBA-ve dhe Jeminit. Maqedonia ndiqet nga Serbia e cila ka po 39,1 armë për 100 banorë.

Ndalimi i armëve gjysmë automatike në Zelandën e Re ka vënë në qendër të vëmendjes sërish armët e zjarrit, dhunën dhe rregullimin ligjor, duke nënvizuar qasjet e ndryshme ndaj fenomenit të qeverive në mbarë botën dhe suksesin e tyre relativ.

Kryeministri Jacinda Ardern theksoi planin e qeverisjes në këtë drejtim pasi një person i armatosur vrau 50 vetë në dy xhami në një qytet në ishullin e Jugut të vendit. Ligjet e shtrënguara do të ndalojnë armët e zjarrit gjysmë automatike dhe pushkët për sulme ushtarake, si dhe vendosjen e amnistisë për dorëzimin e armëve të tilla dhe skemën e blerjes.

“Historia jonë ka ndryshuar përgjithmonë,” tha Ardern pasi deklaroi ndryshimet. “Tanimë do të ndryshojnë edhe ligjet tona gjithashtu.”

Subjekt i prekshëm

Reformat e patentës së vitit 1996 të Australisë i ofruan asaj një model. Pas një masakre në Tasmani ku u vranë 35 njerëz, armët gjysmë automatike dhe pushkët u hoqën nga posedimi civil dhe vdekjet me armë zjarrit shënuan rënie. Megjithatë, ndërsa provat dhe studimet akademike sugjerojnë se sa më pak njerëz që kanë akses ndaj armëve të zjarrit, komuniteti është më i sigurtë. Kontrollet e armëve mbeten të diskutueshme në disa vende, veçanërisht në SHBA.

Sipas Small Arms Survey, janë më shumë se 1 mld armë zjarri në botë dhe shumica e tyre zotërorehen nga njerëz të zakonshëm. Vlerësohet se 85% janë në duar të civilëve, 13% janë në arsenale ushtarake dhe 2% posedohen nga agjenci të zbatimit të ligjit.

Normat e përkatësisë kombëtare të armëve të zjarrit ndryshojnë jashtëzakonisht, nga rreth 120 armë zjarri për çdo 100 banorë në SHBA, në më pak se një armë zjarri për çdo 100 banorë në Indonezi, Japoni dhe Malavi.

Japonia gjithashtu përmendet shpesh si një sukses në fushën e kontrollit të armëve, me monitorime të forta dhe të përsëritura që veprojnë si pengesë ndaj pronësisë. Atje, lejohen vetëm dy lloje armësh, dhe nëse dëshironi të blini një, ju duhet të merrni pjesë në leksione dhe trajnime, të kaloni një provë me shkrim dhe të kaloni përgjatë një procesi rregjistrimi. Pas kësaj, do t’i nënshtroheni kontrolleve të shëndetit mendor.

Kultura e armëve

Rezultati? Asnjë të shtënë me armë – 0.02 vdekje me armë për 100,000 banorë në 2014-ën.
Kjo shifër krahasohet me 10 vdekje për 100,000 në të njëjtin vit në SHBA, ku armët janë një temë shumë e diskutueshme, shumë politike dhe e ngarkuar emocionalisht.

Atje, të drejtat e armëve janë të mbrojtura prej “National Rifle Association”, e cila shpenzon shuma të konsiderueshme për të lobuar kundër të gjitha formave të kontrollit, duke argumentuar se armët e bëjnë vendin më të sigurt. Shpesh e mban si ‘flamur’ Amandamentin e Dytë të kombit si një arsye për të mbrojtur pronësinë, duke thënë se “e drejta e njerëzve për të mbajtur armë nuk do të shkelet”.

Megjithatë, vlen të kujtohet që amendamenti është shkruar në 1791, kur teknologjia e armëve ishte krejtësisht bazike dhe armët gjysmë automatike dhe automatike ishin rreth100 vite larg prej konceptimit dhe zhvillimit.

A janë të gjitha armët të barabarta?

Pushkët, si AR-15 dhe AK-47, që kanë një teknologji më të avancuar se armët në 1791-in, erdhën shumë dekada më vonë. Sot, ato janë zgjedhje për amerikanët civilë dhe kanë qenë shkaktarë për shumë viktima në vend. Gjë që ka sjëllë një ndryshim dramatik në stilin e jetës dhe pronësinë e armëve.

Vëzhgimi i “The Small Arms” nënvizon si janë bërë armët tërheqëse, duke treguar se 6% e të rriturve të SHBA-ve kanë qenë pjesë e të shtënave me armë sportive moderne ose armë gjysmë automatike në sulme në vitin 2016. Në ato sulme kanë marrë pjesë rreth 14 milionë njerëz.
Një kërkim akademik në 2018-ën ka gjetur një lidhje mes llojit të armës së dipsonueshme dhe rezultatit të të shtënave.

“Më shumë njerëz kanë rezultuar të plagosur dhe të vrarë në aksidente në të cilat janë përdorur armët gjysmëautomatike krahasuar me aksidente të tjera ku janë përdorur armë të tjera zjarri,” shkruan autori. “Armët gjysmëautomatike janë konceptuar për përdorim të lehtë, të lëshojë plumba me shpejtësi të lartë, duke u mundësuar rekreativëve aktivë të plagosin dhe të vrasin më shumë njerëz për çdo aksident”.


Variacioni kombëtar
Sigurisht që ka edhe përfaqësues që mbrojnë me forcë kontrollin ndaj armëve. Barak Obama dhe Senatori Bernie Sanders. Por postimet e tyre në Twitter në mbështetje ndaj qasjes së re të Zelandës së Re u neutralizuan me shpejtësi nga avokatët e armëve:
Po të kthehemi në Zelandën e Re, Ardern pret që legjislacioni i ri të jetë gati në 11 prill.

“Ne po shpallim sot veprime në emër të të gjithë njerëzve në Zelandën e Re për të forcuar ligjet tona në raport me armët dhe për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt “, tha ajo. “Unë besoj fuqishëm se shumica e pronarëve të ligjshëm të armëve në Zelandën e Re do të kuptojnë se këto lëvizje janë në interesin kombëtar dhe do të përqafojnë e do të bëhen pjesë e këtyrendryshimeve”.

*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë