Një grua në Bangladeshi ka lindur binjakë pothuajse një muaj pas lindjes së një foshnjeje. Arifa Sultana, 20 vjeç, cila solli në jetë një bebe në fund të shkurtit, është dërguar në spital me urgjencë më datën 26 mars, pasi kishte dhimbje të forta barku. Gjatë kontrollit, mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë sërish, këtë herë me binjakë dhe kishte një mitër të dytë. Ata u detyruan të kryenin lindje cezariane për të sjellë në jetë dy binjakët e saj. Binjakët ishin të shëndetshëm dhe erdhën në jetë pa komplikime.
“Ishim të tronditur”, kanë thënë mjekët për BBC-në. Sultana, e cila është nga një fshat në rrethin Khulna, lindi fëmijën e saj të parë në Spitalin e Kolegjit Mjekësor Khulna. Vetëm 26 ditë më vonë, ajo u ankua për dhimbje forta barku dhe u dërgua në spitalin Ad-din në lagjen Jessore më 26 mars, ka thënë për BBC, dr.Sheila Poddar, gjinekologu që kreu lindjen cezarine.
“Kur pacientja erdhi ne kryem një eko mbi të dhe zbuluam se ajo kishte binjakë,” tha dr.Poddar. “Ishim shumë të tronditur dhe të habitur. Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë.” Sipas Dr Poddar, Sultana dhe bashkëshorti i saj janë “shumë të varfër” dhe ajo nuk kishte bërë asnjëherë vizitë apo eko gjatë shtatzënisë së saj të parë.
“Ajo nuk kishte asnjë ide se kishte dy foshnja të tjera,” tha Dr Poddar. “Ne kryem një ndërhyrje cezariane dhe ajo solli në jetë binjakë, një mashkull dhe femër”. Një gjinekolog në Singapor tha se rasti i 20-vjeçares e cila është me dy mitra, nuk është aq i rrallë sa mendojnë njerëzit.
Por si ka ndodhur?
Sipas mjekëve, ka të ngjarë që tri vezë të ovuluara dhe të fekonduara në të njëjtën kohë gjatë periudhës së saj pjellore, të kenë rezultuar në tre embrione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




