Treg

Industritë e mëdha gjermane do të shkurtojnë 100 mijë vende pune

Industritë e mëdha gjermane të kuotuara në indeksin Dax, për t'iu përgjigjur ngadalësimit të ekonomisë dhe me qëllim për të mbajtur në nivel të lartë konkurrueshmërinë, kanë menduar strategji ristrukturimi e modernizimi. Në këtë logjikë industritë e mëdha gjermane kanë nisur të zbatojnë programe kursimi që mund t'i shpien në shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës.

Ky është vlerësimi i të përditshmes ekonomike gjermane Handelsblatt, e cila ka bërë një hulumtim që vë në dukje “programet shumëvjeçare të kursimeve” të kompanive të mëdha gjermane që shkojnë në një total prej 20 miliardë eurosh.

Përmbajtja e kostove të personelit, që i dedikohet edhe rritjes së pagave që mesatarisht rezultuan me 3,1% rritje gjatë 2018 në Gjermani, dhe në pjesën më të madhe kanë rezultuar në grupet e mëdha duke iu bashkëngjitur edhe rritjes së investimeve në Kërkim e Zhvillim dhe në rekrutimin e forcave të kualifikuara të punës.

Megjithatë, impakti i parë në punësim pas strategjive tashmë të deklaruara dhe që synon ruajtjen e konkurrueshmërisë është e rëndësishme: 100 mijë vende pune më pak, të shtrira në një kornizë kohore shumëvjeçare, përpos të tjerave, këto shkurtime nuk marrin parasysh bashkimin e mundshëm mes Deutsche bank dhe Commerzbank, të cilat mund të rrisin këtë shifër nga 20-30 mijë vende.

Volkswagen është shembulli i parë i cituar në hulumtim, për shkak të maxi-planit të shkurtimeve të deklaruara në 2016-ën. Gati 30.000 vende të shkurtuara deri në 2020-ën: VW në ditët e mëparshme ka konfirmuar një shkurtim mes 5.000 dhe 7.000 të punësuar këtë herë brenda 2023-it.

Por duhet marrë parasysh edhe krijimi i vendeve të reja të punës dhe profesioneve të reja në një industri si ajo e automjeteve që po përjeton një revolucion teknologjik: numërohen 10 mijë punonjës të rinj që janë në pritje për VW.

BMW, nga ana tjetër, pavarësisht se ka planifikuar kursime totale prej 12 miliardë euro deri në vitin 2022, ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë shkurtime në radhët e punonjësve.

Raste të tjera të goditjeve të kompanive që janë rënduar nga madhësia e personelit janë Deutsche Post dhe Thyssen-Krupp. Deutsche Post ka 520 mijë punonjës dhe në këtë moment ka njoftuar një plan vjetor të kursimeve prej 400 milionë eurosh: në fakt nuk përfshin shkurtimet e stafit në letër, por ka ndërmend të punësojë 5.000 syresh të rinj. Megjithatë, një plan ristrukturimi nën studim, me bashkimin e disa fushave të biznesit, do të çonte në humbjen e qindra vendeve të punës, sipas gazetës gjermane.

Thyssen-Krupp ka njoftuar tashmë një shkurtim prej 2.000 vendesh. Sipas Handelsblatt, reduktimi i punonjësve të Thyssen-Krupp, aktualisht 161 mijë, mund të jetë shumë më i lartë. Për gjigantin e energjisë RWE numri i shkurtimeve mund të rezultojë në 5,000. Kurse Lufthansa nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë me 3,200 punonjës që nuk kanë aftësitë e nevojshme për të kryer digjitalizimin. Siemens ka planifikuar shkurtime të stafit prej 2,900 punonjësish. Bayer, pas blerjes së Monsanto, ka njoftuar një reduktim prej 12 mijë të punësuarish deri në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë