Ngjarje

20 vjet më pas, Skenderaj kujton vrasjet dhe masakrat e ushtrisë serbe

Njëzet vjet pas vrasjes së dhjetëra shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe në zonën e Skenderajt gjatë luftës, Organizata jo qeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare organizoi një leksion duke shpjeguar atë që ndodhi atë ditë.
Tetë shqiptarë të Kosovës u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.
Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë etnikë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë, 16 prej tyre nuk janë gjetur ende.
Dea Dedi, drejtuese e Qendrës së Dokumentimit në Kosovë, tregoi historinë e vrasjes së njërit prej tyre, Veli Mustafës nga Skenderaj.
Dedi tha se më 20 mars 1999, të shtënat e armëve dëgjoheshin që prej mëngjesit, burra me uniforma të bardha erdhën në shtëpinë e Mustafës rreth orës 13:00.

“Gjashtë vetë hynë në shtëpi dhe i urdhëruan të gjithë të dilnin në oborr, gra dhe fëmijë. Ata i urdhëruan ata të largoheshin për në Shqipëri, ndërsa Veli Mustafa u mbajt në oborr,” tha Dedi.
“Pasi të tjerët u larguan, ata filluan të dëgjonin të shtëna. Pas tre javësh, anëtarët e familjes morën lajmin se Veliu ishte vrarë dhe varrosur nga fqinjët më 30 mars 1999 në oborrin e shtëpisë” shtoi ajo.
Dedi tha se vrasjet dhe zhdukjet e civilëve në Skenderaj u bënë nga Brigada e 125-të e Motorizuar e Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave.
“Pavarësisht provave të krimeve të kryera në Skenderaj, asnjë anëtar i Brigadës nuk është ndjekur penalisht për krimet, përkundrazi, kreu i brigadës u dekorua pas luftës në Serbi,” tha ajo.
Leksioni ishte pjesë e një sërë eventesh të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare për ngjarjet e luftës në Kosovë.
Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se eventet po organizoheshin që viktimat të mos harrohen, të krijohet një kujtesë kolektive e asaj që ndodhi në të kaluarën dhe për të dhënë informacione të sakta rreth ngjarjeve.
Blakaj u shpreh se 20 vjet pas luftës, të afërmit e viktimave “ndihen gjithnjë e më të braktisur”.
Ai shtoi se së shpejti do të hapet një ekspozitë e fëmijëve të vrarë dhe të humbur gjatë luftës, duke përfshirë dëshmi dhe disa nga sende të viktimave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë