Mediet amerikane interesohen për protestën që u zhvillua në Tiranë.
“Mbështetetësit e opozitës shqiptare janë duke mbajtur një protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe të lidhur me krimin e organizuar”- shkruan Assosiated Press.
Më tej njoftimi vazhdon “Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.”
“Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga mandatet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një Kabinet tranzitor për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe që të ulet në bisedime.”
Kurse Washingtone Post përshkruan itinerarin e protestuesëve të udhëhequr nga lideri i PD-së Lulëzim Basha.
“Mbështetësit e opozitës shqiptare u përleshën me policinë gjatë përpjekjes për të sulmuar ndërtesën e parlamentit të shtunën në një protestë kundër qeverisë për të cilën ata akuzojnë se janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.”- shkruan Washington Post e cila vijon më tej se: “Protestuesit, të udhëhequr nga udhëheqësi demokrat Lulzim Basha, mandej shkuan në ndërtesën e parlamentit dhe u përpoqën të thyejnë fortesat e policisë. Policia i shpërndau ata me gaz lotsjellës dhe me ujë. Disa protestues u plagosën dhe u ndihmuan nga të tjerët rreth tyre.”
“Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim në bllok”- përfundon shkrimi.
Për protestën e Tiaranës kanë shkruar edhe New York Times dhe Fox News.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







