Shumica e irlandezëve votoi në favor të shfuqizimit të nenit 8 të Kushtetutës, që kishte lidhje me ndalimin e abortit, i cili lejohej të kryhej vetem kur jeta e një femre ishte në rrezik.
Sipas rezultateve përfundimtare, 66.4% e irlandezëve mbështetën abortin, ndërsa 33.6% e tyre, votoi kundër lejimit të tij.
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar tha se fitorja e “po”-së në referendumin e të shtunës për të mbështetur abortin tregon një “revolucioni të heshtur” që filloi 10-20 vite më parë, ndërkohë që njoftoi se një ligj i ri do të hartohet deri në fund të vitit.
Grupet pro abortit e cilësuan përgjigjen e referendumit në Irlandë si një nga arritjet më të mëdha për gratë në vend, ndërsa grupet kundër tij njoftuan se nuk do të dorëzohen kaq lehtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.