Komunitet

Irlanda mbështet abortin, Kryeministri: Revolucion, së shpejti ligji i ri

Shumica e irlandezëve votoi në favor të shfuqizimit të nenit 8 të Kushtetutës, që kishte lidhje me ndalimin e abortit, i cili lejohej të kryhej vetem kur jeta e një femre ishte në rrezik. 

Sipas rezultateve përfundimtare, 66.4% e irlandezëve mbështetën abortin, ndërsa  33.6% e tyre, votoi kundër lejimit të tij.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar tha se fitorja e "po"-së në referendumin e të shtunës për të mbështetur abortin tregon një "revolucioni të heshtur" që filloi 10-20 vite më parë, ndërkohë që njoftoi se një ligj i ri do të hartohet deri në fund të vitit.

Grupet pro abortit e cilësuan përgjigjen e referendumit në Irlandë si një nga arritjet më të mëdha për gratë në vend, ndërsa grupet kundër tij njoftuan se nuk do të dorëzohen kaq lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë