Futboll

Faza e nxehtë e Europa League, nuk tolerohen më gabimet

Mbrëmjen e kësaj të enjte starton faza e 1/8 të Ligës së Europës. Ndeshjet si zakonisht do të jenë të ndara në dy orare të ndryshme, një pjesë do të luhen në ora 18:55 dhe të tjerat në 21:00. Do të jenë të shumta ekipet e mëdha që do të zbresin në fushën e lojës këtë mbrëmje edhe pse shorti nuk rezervoi përballje “big” të emrave të mëdhenj europian. Interi, Çelsi, Napoli, Valencia, Arsenali apo edhe Sevilja do të luajnë ndeshjet e tyre të para me objektivin që të mos bëjnë gabime, pasi në këtë fazë janë shumë të vështira për t’u rikuperuar.

Interi me shumë halle udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Frankurtin. Në letër duket një kundërshtarë i lehtë, por gjermanët kanë treguar më herët se mund t’i bëjnë keq çdo ekipi. Aq më tepër kur ky ekip është Interi, që në këto momente po kalon një krizë dhe sulmuesi kryesor Ikardi është jashtë skuadre. Napoli pret në shtëpi austriakët e Salzburgut. Me mbylljen e kapitullit kampionat, Liga e Europës është i vetmi objektiv për skuadrën e Karlo Ançelotit, që do të provojë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.
Për spanjollet, Sevilja, Valencia dhe Vilareal paraqiten sfida me ekipe shumë të forta fizikisht. Sevilja do të presë në shtëpi Slavian e Pragës, Valencia do përballet Kransnodar, ndërsa Vilareali udhëton drejt Rusisë për të sfiduar Zentin.

Ndeshja më të lehta në letër duken ato për dy ekipet angleze. Arsenali do të sfidojë francezët e Rene, që gjithsesi është një ekip i gatshëm të bëjë keq në çdo moment. Liga e Europës është i vetmi trofe që mund të shpëtojë stolin e Emeri në krye të “topçinjve”. Ndërsa për Çelsin e Sarrit kjo fazë e Europa Legue rezervon një përballje me ukrainasit e Dinamos së Kievit. Sarri e kërkon me çdo kusht fitimin e Europa Legaue që do të ishte si një “xhol”, pasi do e çonte ekipin sezonin e ardhshëm në Champions dhe do i jepte atij mundësinë që të vijonte të ishte trajneri i “bluve londinez” edhe për të paktën një vit.
Sfida që mund të cilësohet si më e ekuilibruara është ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Benfikës edhe pse portugezët kanë emër më të madh. Kroatët janë ambiciozë këtë sezon dhe do të kërkojnë të fitojnë në shtëpinë e tyre, në tentativë për të surprizuar Benfikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë