Futboll

Skënderbeu bllokon Teutën në shtëpi

Teuta nuk ka mundur të përfitojë nga ndalesa e Partizanit ditën e djeshme. Durrsakët kanë barazuar me Skënderbeun në “Niko Dovana” në shifrat 2-2. Teuta ishte ajo që dominoi siç kishte bërë edhe në dy ndeshjet e tjera më herët, por në fazën e tretë nuk ia doli më sukses dhe u ndal në barazim.
Për durrsakët golin i pari e gjeti Kallaku në fundin e pjesës parë. Më pas në 45 minutat e dyta Teuta sërish kërkoi që të shënonte dhe ishte Bobukar ai që dyfishoi rezultatin. Por ndeshja nuk kishte mbaruar me kaq, pasi Skënderbeu do të reagonte menjëherë. Në fillim Muzaka shkurtoi diferencën në minutën e 67’ dhe më pas në minutën e fundit të takimit nga Gripshi.
Me këtë barazim Teuta mbetet në vendin e tretë 8 pikë larg Partizanit kryesues. Ndërsa Skënderbeu që shkon në kuotën e 30’ 13 pikë më shumë se sa zona e ftohtë, aty ku është Kastrioti.
Formacionet e të dyja ekipeve:
Teuta: Hidi, Osmani, Arapi, Frashëri, Hakaj, Avdyli (83′ Shkalla), Kamara (46′ Gashi), Traore, Kallaku, Progni (73′ Bicaj), Bushiç. Trajner: B. Shkëmbi
Skënderbeu: Dajsinani, Radas, Sambo, Pëllumbi, Vangjeli, Muzaka, Dita, Sibo, Pervan (69′ Oto Xhon), Gripshi, Krasniqi. Trajner: O. Shehi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë