Treg

Janari i dobët, mbizotërojnë sigurimet e detyrueshme

Tregu i sigurimeve vazhdon të mbahet më këmbë nga sigurimet e detyrueshme. Shqiptarët nuk anë ndërgjegjësuar ende për të siguruar jetën në mënyrë vullnetare.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar 2019 kapën vlerën mbi 1,254 milionë lekë, ose 0.23% më pak se në janar 2018.

0Gjatë janarit 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 92,169 me një rritje prej 4.07% krahasuar me janar 2018.

Tregu ka vazhduar të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.14% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.31%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 37.14% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 62.86% të totalit të tregut.

Gjatë janarit 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 380 milionë lekë, ose 14.40% më shumë se në janar 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë