Treg

Bien interesat e obligacioneve 5-vjeçare, por kërkesa për to në rritje

Letrat me vlerë të qeverisë edhe pse vijojnë rënien e interesave, kanë shënuar këtë fillimviti një kërkesë të lartë për të investuar në to.

Në ankandin e obligacioneve trevjeçare të zhvilluar ditën e hënë, kërkesat e paraqitura për këto lloj obligacionesh arritën vlerën e 10.4 miliardë lekëve,ndaj 4 miliardë lekëve që ishte shuma fillestare për financim.

Numri i kërkuesëve qe 47 ndërsa u pranuan vetëm 7.

Totali i lekëve të kërkuara ishte gati 10, 4 mld, ndërkohë që vlera e pranuar qe 4,6 mld.
Kuponi i obligacioneve rezultoi i ulët, në nivelin 2.3%. krahasuar me ankandin e fundit, të organizuar në prill të vitit të kaluar, i cili qe 3.4%. Trendi i uljes së interesave vihet re në të gjitha afatet e maturimit të titujve të qeverisë.

Bonot 12 mujore janë gati 1.2%, ndërsa obligacionet dy vjeçare kanë zbritur afër nivelit 1.9%.

Obligacionet 5-vjeçare rezultojnë më tërheqëse për nga interesi 4,2%, megjithëse ato kanë shënuar rënie krahasuar me emetimin e tyre me një yield mesatar prej 4.74% në shtator 2018-të, sërish në rënie prej nivelit 4.86% të ankandit pararendës në muajin gusht.

Kreditimi i ekonomisë nuk shfaq një tablo rozë.

Në situatën kur tregu i kredisë për sektorin privat nuk po tërheq më shumë financime, kërkesa e institucioneve financiare për titujt qeveritarë ngelet e lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë