Sistemet Cisco, një histori e hershme suksesi e Silicon Valley, është bërë një prej eksportuesëve më të rëndësishëm kombëtarë të teknologjisë. Sot, gati gjysma e rrjetit të shitjeve të gjigantit teknologjik vjen nga jashtë SHBA-ve. Ndërsa vendet e huaja kërkuan të arrijnë të lidhen me SHBA-të, Cisco ndihmoi t’i fusë ato brenda vendit.
Por një valë e mendimit nacionalist e ka vendosur Cisco dhe shumë prej kolegëve të tij, në një pozicion parehatie. Më herët këtë muaj, CEO i Cisco, Chuck Robbins e përshkroi klimën aktuale si “një prej situatave makro dhe gjeopolitike më komplekse, që unë mendoj se ne kemi parë prej shumë kohësh”. Duket sikur do të bëhet më keq.
Ndërsa investitorët po urojnë që të shohin sinjale zhvillimi përmes rezultateve që mund të prodhojnë çështjet mes Kinës dhe SHBA-ve, lufta për supermacinë e teknologjisë mes dy superfuqive globale e cila po tregon disa shenja minimizimi. Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka negociuar për tregtinë me Pekinin, ajo gjithashtu po mendonte të ndalonte hyrjen në SHBA të pajisjeve të telekomunikacionit nga kompanitë kineze si Huawei Technologies, në thelb versioni kinez i Cisco.
Ndërsa presidenti Donald Trump shkruante në llogarinë e tij në tweeter ditën e enjte për rëndësinë e 5G, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po nxiste aletatët e SHBA-ve të zhysnin Huawei.
Kjo është një luftë që nuk parashikohet të përfundojë shpejt. Për vite me radhë, zyrtarët e SHBA-ve janë shqetësuar për paisjet kineze të cilat mund të jenë përdorur për të infiltruar rrjetet e SHBA-ve dhe bizneset për spiunazh të mundshëm dhe vjedhje të pasurisë intelektuale. Edhe një rezolutë për luftën tregtare, nuk ka për ti shuar këto frikëra.
“Perceptimi është se shumica e zinxhirit të furnizimit të informacionit dhe teknologjisë së komunikacionit është përqëndruar në Kinë,” tha Paul Triolo, i cili është i përqëndruar në çështje të politikave të teknologjisë globale për konsultimin e riskut pranë kompanisë Eurasia Group.
“Nëse ne jemi në një konflikt dhe përdorim infrastrukturën e ndërtuar prej Kinës, teorikisht ata mund të shtypin butonin dhe të shkatërrojnë gjithçka”.
“Pas 30 vitesh që thuhet se kompanitë duhet të optimizojnë zinxhirin e furnizimit dhe të përhapen në botë, tanimë ne po themi se e gjitha është çështje sigurie,” tha ai.
“Përshtatja me këtë qasje është e tmerrshme”
Mirësevini në luftën e re të teknologjisë!
Për një periudhë të shkurtër vitin e kaluar, administrata Trump ndaloi eksportet e pjesëve teknologjike të SHBA-ve drejt kinezit ZTE (763.Hong Kong). Në pamundësi për të marrë komponentë vendimtarë nga furnizuesit e SHBA-ve, prodhimi i ZTE-së ngeci dhe aksionet e saj ranë në masën 40%. Lëvizja pati një dëm kolateral, përfshirë rrjetin e kompanisë Acacia Communications (ACIA), aksionet e të cilës ranë 35% në ditët pas vendimmarrjes. Së fundmi, presidenti Trump ndryshoi vendimmarrjen për ndalimin e eksporteve dhe ndërmorri një vendim tjetër; të gjobisë kompaninë ZTE me 1 mld $.
Gushtin e kaluar, Australia ndaloi Huawei për rrjetin 5G. Në janar, kompania australiane TPG Telecom (TPM.Australia) e la planin e saj për të ndërtuar një një rrjet të ri mobile, duke cituar ndalimin. Aksionet e TPG janë në nivelin 29% që prej gushtit të kaluar.
“Europa Perëndimore ka ngecur në mes të situatës, pasi SHBA-të iu bëjnë presione aleatëve për të ndërprerë marrëdhëniet më kompaninë private teknologjike kineze Huawei Technologies”.
Për investitorët, këto janë parathënie të hershme të rreziqeve të kompanive teknologjike pasi kombet e tyre mëmë janë mes SHBA-ve dhe Kinës. Duke marrë në konsideratë që Flex (FLEX), Broadcom (AVGO), Qualcomm (QCOM), Micron Technology (MU), Intel (INTC), dhe Qorvo (QRVO) të cilat i kanë shitur Huawei më shumë se 90 mln $ paisje në 2017-ën, sipas të dhënave më të fundit vjetore, referuar analistit të Gavekal Research. Të gjitha ato shitje rrezikohen prej ndalimit të eksporteve drejt Huaëei eqë administrata Trump ka diskutuar. Për investitorët, “embargoja” është një risk më i madh se sa ngadalësimi konkret që po ndodh në këtë lloj industrie.
Në të njëjtën kohë, Kina nuk është më e kënaqur në pozicionin e të qenit fabrika më e madhe në botë për prodhimin e të mirave low-cost, duke nxitur kompanitë e saj të sfidojnë pozitat globale për të qenë lidera të teknologjisë. Për Kinën, teknologjia është çështje qendrore në ambiciet e saj për të qenë fuqi globale, një çështje që shkon përtej marrëveshjes së tregtisë.
Europa Perëndimore ka ngecur në mes. Mbështetësit e pretenduar të SHBA-ve janë vënë nën presion nga administrata Trump për të mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kompanisë private kineze Huawei. Operatorët europian të telekomit, megjithatë kanë blerë ndër vite paisjet e Huawei.
Vodafone, një nga ofruesit më të rëndësishëm të shërbimit të telekomunikacionit në Britaninë e Madhe, e ka ndaluar pjesëmarrjen e Huaëei prej pjesës më të madhe të rrjetit të tij. Por sipas Wall Street Journal, si Gjermania, ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar po lobojnë kundër ndalimit tërësor të Huawei.
Ndërkaq, SHBA-të, kanë rritur goditjen e tyre. Në muajin dhjetor, me kërkesë të SHBA-ve, Kanadaja arrestoi shefin financiar të Huawei Meng Wanzhou nën akuzën për mashtrim bankar dhe telekomunikacion. Kompania në mënyrë të vazhdueshme i ka mohuar akuzat. Huawei megjithatë nuk ka preferuar të komentojë.
Kompania Huawei është bërë një nga lojtarët më të mëdhenj në hapësirën e telekomit duke lënë mbrapa rivalët si Cisco dhe Nokia (NOK). Të ardhurat e kompanisë që është e pozicionuar në Shenzhen janë rritur në vlerën 109 mld $ vitin e kaluar prej 18 mld $ në 2008-ën.
“Ne kemi përjetuar konkurrencën e fokusuar në çmim prej konkurrentëve aziatik, veçanërisht prej syreshëve nga Kina, dhe ne parashikojmë që kjo do të vazhdojë,” është shprehur Cisco në raportin më të fundit.
Kongresi ka prezantuar fatura bipartizane për të ndaluar shitjet e paisjeve amerikane tek Huaëei dhe tek kompanitë e tjera kineze të telekomunikacionit nëse thyejnë ligjin ose dhunojnë sanksionet.
Ligjvënësit që kanë qasje të njëjtë lidhur me këtë çështje, e ilustrojnë madhësinë e kërcënimit, e cila sipas tyre është komplikuar prej kompanive amerikane që i drejtohen 1.4 miliardë konsumatorëve kinez për tu rritur.
Megjithatë, mandej, kompanitë amerikane kanë ndjerë dhimbjen e shkaktuar nga konsumatorët kinezë, të cilët janë inkurajuar për të blerë produkte lokale.
Dobësia e Kinës ishte fokusi i paralajmërimit të rrallë të Apple për të ardhurat në fillim të këtij viti.
Bashkimet janë një tjetër fatkeqësi e mundshme, pasi SHBA-të dhe Kina në mënyrë të mëvetësishme, shtojnë rishikime të reja të marrëveshjeve ndërkufitare. Vitin e kaluar, administrata Trump bllokoi Broadcom, që mandej ishte vendosur me bazë në Singapor, nga blerja e Qualcomm për shkak të lidhjeve të saj kineze.
Sipas Rhodium Group, investimet kineze në SHBA ranë më pak se 5 mld $vitin e kaluar nga 46 mld $ në 2016.
Dinamika e ndryshimit është një shpërqëndrim i kushtueshëm, në rastin më të mirë, pasi kompanitë teknologjike shfaqen me kontigjenca dhe kërkojnë të zhvendosin produktet jashtë Kinës. Por shqetësimi i vërtetë është se SHBA-të dhe Kina përpiqen të mbrojnë interesat e tyre, ata mund të shkatërrojnë të gjithë ekosistemin teknologjik me gjithë inovacionin që prodhon.
Analistët e teknologjisë së Wall Street nuk mund të modelojnë për një fund të inovacionit. Por kjo nuk do të thotë se investitorët mund të shmangin riskun.
“Është diçka që duhet në mënyrë absolute të mendojmë në termat e lidhura me kufijtë dhe të ardhurat,” tha Steve Smigie, analist investimesh i nivelit të lartë pranë GQG Partners, i cili mbikëqyr gati 19 mld $.
Marrim shembull Huawei. Nëse kompanie goditet me një “embargo” për eksportet, të njëjtë me atë që iu shkaktua kompanisë ZTE, Wang i Gavekal Research tha se kompania nuk do tia dalë të mbijetojë. Ndërsa kolapsi mund të shihet prej zyrtarëve të SHBA-ve si një fitore e Luftës së Ftohtë, kjo do të kumbojë në ekonominë botërore. Huaëei ka shitjet sa gjashtë fishi i ZTE, dhe paisjet e saj përdoren në 170 vende.
Teksa lufta e ftohtë për teknologjinë mbetet gjerësisht teorike, Barron foli me vëzhguesit e politikave, menaxherët e fondeve dhe analistët e industrisë për të dalë me një shportë rezervash që tashmë ndjenin efektet e betejës teknologjike.
Goditja më e rëndë: aksionet e pajisjeve (çipave)
(*chip: Një qark i integruar ose qark i integruar monolit (i quajtur edhe si IC, një çip ose një mikroçip) është një grup qarqesh elektronike në një copë të vogël të sheshtë (ose “çip”) të materialit gjysmëpërçues që normalisht është silic)
“Semiconductor chips” janë truri për gjithçka teknologjike që ndizet e fiket. Çipsat gjithashtu ndodh të jenë thembra e Akilit për Kinën, duke i bërë ata një fushë beteje të madhe në një luftë të ftohtë për teknologjinë. Pavarësisht disa shtysave në dekadat e fundit për të krijuar industrinë e vet gjysmëpërçuese, sipas një raporti të Deloitte, Kina bën vetëm 30% të çipsave që i nevojiten.

Aksionet e çipsave patën një mbyllje tremujori jo optimiste vitin e kaluar, goditje që iu erdhi shqetësimet rreth tarifave dhe një rënieje ciklike. Indeksi i PHLX Semiconductor u rrit në 17% në fillim të vitit.
Kërcënimi për kufizime të eksporteve vazhdon të shquhet në industri. “Është bërë ekstremisht e vështirë për të qenë i bindur mbi për gjithë këta emra,” tha John Vinh, një analist pranë KeyBanc Capital Markets. “Ndalimi i eksporteve drejt Ndalimi i ZTE kishte një efekt të valëzuar përmes industrisë së çipave. Një embargo ndaj Huaëei do të kishte një impakt shumë më domethënës. Duhet të jem i kujdesshëm për çdo marrëveshje tregtare. Kina ka ende çështje për të cilat nuk mund të qëndrojmë larg telasheve, edhe nëse ka zgjidhje.”
Humbja më e madhe: MICRON TECHNOLOGY
(*Micron Technology – Micron është ofruesi kryesor i zgjidhjeve të avancuara gjysmëpërçuese)

Ilustrimi nga Edel Rodriguez
Micron, No. 1 i krijuesve të memories së çipave në SHBA, është një prej furnizuesëve të Huaëei dhe do të ishte nën kërcënim të çdo embargoje të eksporteve. Edhe në mungesë të embargos, Micron do të heq keq pasi Kina po përpiqet të reduktojë mbështetjen tek furnizuesit amerikanë.
Analistët vlerësojnë se Kina mbetet të paktën pesë vite larg nga pavarësia e çipave, por po ka fatin e fillestarit për loëer-end chips (*një fetë e vogël e materialit gjysmëpërçues që formon bazën për një qark të integruar), si memoria USB që përdoret në smartphon. Që kur fokusi është në ndërtimin e vetëmbështetjes, jo domosdoshmërisht përfituese, çipët e Kinës mund të sjellin shqetësime lidhur me çmimet për rivalë si gjiganti Samsung Electronics (005930.Korea) i Koresë së Jugut dhe SK Hynix (000660.Korea), dhe Micron i pozicionuar në SHBA. Micron është më pak i diversifikuar se sa Samsung dhe mund të humbë nëse Kina nis të favorizojë furnizuesit aziatikë për të mbrojtur bastet e veta. Micron nuk ka pranuar të komentojë për iniciativat e Kinës mbi çipet.
Kompania u ka thënë publikisht investitorëve se konkurrenca ekziston përherë dhe se kërcënimi kinez nuk është një gjë e re. Megjithatë, në ekspozenë e saj vjetore, Micron përfshiu riskun në vazhdim: “Kërcënimi i një konkurrence në rritje, si rezultat i investimit domethënës në industrinë e paisjeve gjysmëpërçuese nga qeveria kineze dhe entitete të ndryshme të zotëruara nga shteti ose subjekte të lidhura me të që synon të avancojë synimet e politikës kombëtare të Kinës. Për më tepër, qeveria kineze mund të na ndalojë të marrim pjesë në tregun kinez ose mund të na paarandalojë të konkurrojmë efektivisht me kompanitë kineze.”
Ndërsa Micron përfiton prej trendeve afatgjatë nga inteligjenca artificiale dhe automjete autonome, analisti i cipeve pranë Goldman Sachs Mark Delaney është shprehur në një komunikatë sëfundmi se se çmimi i memories mund të përkeqësohet gjerësisht edhe me një 20% ose më shumë në tremujorin e parë, me rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë. Ai ka shkurtuar sërish të ardhurat për 2019-ën me 14%, në 6.27 $ për aksion. Me 43 $ aksioni, Micron është tashmë një prej aksionerëve më të lirë në renditjen e S&P 500 index bazuar në vlerësimet e fitimeve të pranuara për vitin e ardhshëm. Por dinamika e marrëdhënieve SHBA-Kinë i bën aksionet e tij një bast të rrezikshëm.
I mirëpozicionuar: Konkurrenca e HUAWEI
Huawei ka shpenzuar vite me radhë për të sfiduar infratsrukturën e qëndrueshme të rrjetit të lojtarëve si Cisco, Nokia, Ericsson (ERIC), Ciena (CIEN), dhe Juniper Networks (JNPR). Çdo largim i mundshëm i, do të sillte benefite për këto kompani.
Routing i tyre (*Routing është procesi i zgjedhjes së një rruge për trafikun në një rrjet, ose midis ose në të gjithë rrjetet pjesëmarrëse) dhe pajisjet e ndërrimit qëndrojnë në thelbin e rrjeteve të telekomit ku trafiku është i grumbulluar – zona që shumë ekspertë të inteligjencës frikësohen se mund të vihen në shënjestër nga spiunazhi kinez.
“Ne besojmë se mbi një e treta e infrastrukturës së lëvizshme dhe tregut të softëare që IHS vlerësohet në 47 mld $ në 2019 paraqet një fushëbeteje rreth 15 miliard $ sëbashku dhe tregjet optike, ” bëri me dije klientët e tij muajin e kaluar, analisti i Raymond James, Simon Leopold.
Cisco është lojtar i sigurt dhe do të jetë fituesi nëse administrata Trump ndjek një urdhër ekzekutiv që ndalon Huaëei nga rrjetet 5G të SHBA-ve. Produktet Huawei tashmë janë të kufizuara në Shtetet e Bashkuara, por një ndalim i tillë mund të nxisë aleatët europianë për të ndërmarrë hapa të njëjtë, dhe rrjetet e tyre përdorin Huawei.
“Semiconductori Taiuanez ‘ është kritik për të dy si për SHBA-të dhe Kinën dhe nuk mban anën e sanjërit.’ ”
Bhavtosh Vajpayee, Fondi i Zhvillimit të tregjeve Oppenheimer
Cisco ka një avantazh të shtuar krahasimisht me rivalët e tij. Kompania merr vetëm 3% të shitjeve të saj nga Kina, duke e bërë atë më pak vulnerabël ndaj lëvizjeve hakmarrëse—me diçka që kompania është e njohur. Në 2015, lista e zezë e Kinës ku renditej edhe Cisco, sëbashku me kompani të tjera amerikane, bëhej fjalë për një listë ndalimi blerjesh të miratuara nga qeveria, pas zbulimeve nga Edëard Snoëden se Agjencia Kombëtare e Sigurisë së SHBA-ve kishte kapur Cisco routers duke instaluar mjete vëzhgimi.
Çështja për Cisco është se biznesi i tij i larmishëm—çereku i shitjeve të saj vjen nga shitja e rutersave dhe ofrimet e shërbimeve— kufizon ndikimin nga çdo fitim në aksione nga Huaëei. Nokia, Ericsson, Ciena, dhe Juniper janë më shumë të ekspozuara ndaj kategorisë. Leopold vlerëson që Nokia mund të shohë fitimet e aksioneve të jenë gati 740 mln $, ose 2.5 – 3 pikë përqindjeje të ngritjes së rritjeve të shitjeve.
Pjesa neutrale: Fabrika e semiconductorëve taivanezë
Nëse është një Zvicër në këtë luftën e ftohtë teknologjike, ajo është një Fabrikë Taivaneze Semiconductorësh (TSM), më e madhja në botë e llojit të vet.
Aftësia e kompanisë për inovacione të shpejta dhe aftësi për të ndihmuar kompanitë të modifikojnë planet e tyre për të përmirësuar çipet e kanë bërë atë një prodhues për i paisjeve teknologjike për tu përdorur nga kompanitë amerikane si Apple (AAPL) dhe Qualcomm tek rivalët e tyre aziatikë si Huaëei dhe MediaTek.
Kompania tajvaneze është përafërsisht pesë herë më e madhe se rivalja e saj më e afërt, kompania private GlobalFoundries, duke e vënë atë në një pozitë të rrallë të sigurt në luftën e e ftohtë të teknologjisë dhe duke e bërë atë një mundësi tërheqëse për investitorët. “Kjo është një pasuri që është kritike për të dyja, si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kinës dhe nuk është në duart e asnjërës prej tyre”, thotë Bhavtosh Vajpayee, një analist i Oppenheimer Developing Markets, i cili zotëron Tajvanin gjysmëpërçues dhe mbikëqyr 39 mld $.
Taivani në vetvete po përpiqet të mbajë një pozicion neutral. Ishulli është për çips si Arabia Saudite për naftën. Taivani prodhon gati 60% të kapacitetit global të çipsave, si ato që përdoren për Inteligjencën Artificiale ose kamerat në smartphone. Por është e pamundur të injorosh pozionin politik të paqartë të Taivanit. Vetqeverisja mbështetet tek SHBA-të për mbrojtjen ushtarake, por ekonomia e tij mbështetet tek Kina—e cila e konsideron atë një provincë.
Pyetja që të vjen natyrshëm: A mundet që Kina të detyrojë fabrikën taivaneze të të bojkotojë apo braktisë SHBA-të? Kompania është përgatitur për vite me radhë për skenarë të shumfishtë krizash dhe ka diversifikuar biznesin e saj për tu mbrojtur kundër sjelljeve të tilla si bojkoti, tha Alberto Fassinotti, një menaxher portofoli për tregjet private në zhvillim pranë ndërkombëtares Rock Creek Group. Semiconductori taivanez nuk ka pranuar të japë komente.
Analistët thanë se çdo përpjekje e Kinës për të ndaluar SHBA-të nga aksesi në Taivan dhe çipsat e tij, do të sfidohet nga SHBA-të., me gjasa duke e kthyer luftën e ftohtë në të nxehtë.
Kompania taivaneze është më e rëndësishmja në rang global në sektorin e vet. Bilanci i fortë i kompanisë dhe yield-i i dividentit 2.7% ofrojnë mbrojtje të investitorëve, por ata që kërkojnë të blejnë mund të duan të presin. Vlerësimet për fitimet mund të jenë akoma shumë rozë, duke pasur parasysh bashkimin e presioneve me të cilat ballafaqohet industria më e madhe e çipeve.
Aktualisht tregton duke fituar 18 herë më shumë dhe aksionet bëhen më tërheqëse përtej mesatares historike të 15 herëve, janë shprehur burime brenda kompanisë.
Inovatorët e Kinës: THE BATS
Baidu (BIDU), Alibaba Group Holding (BABA), dhe Tencent Holdings (700.Hong Kong) dominojnë çdo aspekt të internetit në Kinë dhe drejtojnë pjesën më të madhe të inovacionit kombëtar. Kompanitë kanë bërë kanë nxitur në mënyrë agresive pagesat digjitale, UA dhe automjete autonome. Por ato shtrihen përtej Kinës.
Kompanitë kanë investuar miliarda dollarë në nivel global. Tencent është një nga investitorët më aktiv dhe më agresiv në botë, me aksione në Snap (SNAP), Activision Blizzard (ATVI), Tesla (TSLA) dhe Spotify Technology (SPOT). Baidu, Alibaba, dhe Tencent janë gjithashtu bileta e Kinës për tu bërë një lojtar më dominant në fushën e teknologjisë, që i bën ato investime atraktive në luftën e ftohtë teknologjike. Sipas një raporti të Deloitte, këto kompani sëbashku me The BATs, mbajnë aksione në më shumë se gjysmën e 124 unicorns të Kinës (startupe me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë).
“Qeveria kineze është shumë e vetëdijshme se nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj, ka nevojë për këto kompani për të investuar”, thotë Brian Bandsma, një menaxher pranë Vontobel Emerging Markets që mbikëqyr 15.7 miliard dollarë dhe zotëron Tencent dhe Alibaba. “Dhe kompanitë që ndihmojnë Kinën për të arritur objektivat e saj do të kenë më shumë fleksibilitet, duke u lejuar këtyre kompanive të hyjnë në biznese ndihmëse me pak konkurrencë dhe duke mbrojtur investitorët nga rreziku rregullator”.
Kompanitë ende janë duke u ballafaquar me sfidat e tyre – ngadalësimi ekonomik i Kinës ndikon shitjet e Alibaba, rritja e investimeve dhe marketingu po shtyjnë kufijtë e Baidu dhe rregullat rreth lojrave gjenden në stokun e Tencent. Këto sfida janë reflektuar tashmë tek aksionet. Të tre kompanitë humbën gjithsej 229 miliardë dollarë me vlerën e tregut vitin e kaluar, dhe secili tregton nën raportin pesë-vjeçar të çmimeve / fitimeve. Ata mund të jenë shpresa më e mirë e Kinës dhe investitorëve për pjesën e mbetur të peizazhit global të teknologjisë.
*Burimi: BARRON’S
*Përashtati: Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




