Treg

Euro, një javë me përpjekje drejt rritjes

Monedha e përbashkët europiane megjithë përpëlitjet ka arritur të ketë një trend rritës javën që lamë pas dhe ta përmbyllë atë me rritje.

Euro sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, e ka nisur të hënën duke u shkëmbyer me 124, 37 lekë dhe e ka mbyllur javën, të premten duke u shkëmbyer me 124,54 lekë.

Nëse do të hidhnim një vështrim në kursin e këmbimit të euros që prej 1 janarit 2019, sjellja e monedhës euro në tregun e brendshëm ka qenë shumë e luhatshme.

Niveli më i ulët i shkëmbimit të euros është shënuar më 3 janar, ku euro është shitur me 123, 43 lekë. Kurse niveli më i lartë i shkëmbimit të euros është shënuar më 11 janar ku euro është këmbyer me 125, 57 lekë.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha euro është luahtur mes nivelit më të ulët 131, 93 lekë dhe nivelit më të lartë 133,99 lekë.

Euro ka humbur 8,44 pikë nga niveli më i lartë i shkëmbimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Monedha euro edhe në tregun ndërkombëtar ka shfaqur luhatje.
Ajo e ka թelur javën që shkoi duke u këmbyer me 1.1312 $ dhe e ka mbyllur javën të shtunën me rritje duke u këmbyer me 1.1400 $.

Sipas The Economy Forecast Agency, parashikohet që java të nisë me ulje për monedhën e përbashkët europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë