Mbrëmë njerëzit në mbarë botën kanë pasur mundësinë të shijojnë një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë.
Ajo quhet ndryshe “Hëna e Dëborës”. Kjo pasi çdo muaj, hëna e plotë mbart një emër që lidhet me një ngjarje të rëndësishme atë kohë.
Amerikanët dhe europianët e kanë quajtur “hëna e dëborës”, për shkak se në këtë periudhë të vitit ra dëbora më e madhe gjatë gjithë kohës.
Kjo është super-hëna e dytë, pasi më 21 janar u shfaq ajo që njihet si “super-hëna e përgjakshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.