Para

908 mln euro shpenzime të paparashikuara në 2020-ën

Ministria e Financave ka publikuar nivelin e borxhit publik për 2020 i cili arriti në vlerë e 77.8% të PBB-së. Situata e paparashikuar që erdhi nga pandemia dhe tërmeti shtoi një shpenzim prej 908 milionë eurosh në shpenzimet e planifikuara nga qeveria.

Borxhi pritej në 79.9% në raport më PBB, duke matur nivelin e ulët të PBB-së gjatë gjithë 2020 dhe rritjen e deficitit buxhetor përgjatë të njëjtit vit.

Sipas të dhënave huamarrja e jashtme qe ulur gjatë periudhës 2016-2019, por u rrit përsëri si pasojë e vështirësive të përhapjes së Covid-19.

Në vitin 2019, borxhi publik numërohej 66.3% në raport me PBB-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë