Keshilla

9 kartolina romantike për ata që duan të shkruajnë letër dashurie

Arti i një letre dashurie shpesh kalon në harresë gjatë kësaj epoke digjitale në të cilën po jetojmë, kur një emoji me sytë zemra e kemi gjithmonë në majë të gishtave. Por, nëse me të vërtetë do të bësh një deklaratë dashurie, s’ka rëndësi nëse është para dasmës, përvjetorit, Shën-Valentinit apo thjesht sepse kështu e ndjen, asgjë nuk mund të krahasohet me një letër. Johnny Cash shkruajti një letër për June Carter Cash, Zelda Fitzgerald shkruajti për F. Scott Fitzgerald, Winston Churchill shkruajti për Clementine Churchill, dhe një nga letrat më të njohura është ajo që shkruajti Beethoven për të dashurën e tij misterioze të pavdekshme. Ndërkohë që një mesazh mund të zhduket duke i lënë vend mesazheve të tjera të përditshmërisë, një letër dashurie mund të rilexohet gjithmonë dhe mund ta ruajmë në një vend të veçantë.

Për këto deklarata plot me emocione, ty të duhet një kartë që të përshtatet me gjendjen dhe stilin tënd. Nga ajo klasikja tek më e pazakonshmja, këtu kemi 9 kartolinat më të preferuara për një letër dashurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë