Ne rrjet

Rumania: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, përparësia jonë

Rumania është zotuar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë përparësia e saj gjatë presidencës së Komisionit Europian.

“Presidenca e Rumanisë do të përmirësojë perspektivën e bisedimeve të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor , Maqedoninë dhe Shqipërinë, por vetëm pas zgjedhjeve europiane në maj”, tha ministri i punëve të jashtme në një intervistë.

George Ciamba, vendi i të cilit mori presidencën e radhës nga Austria më 1 janar, tha gjithashtu se një nga detyrat kryesore të rolit gjashtëmujor të Rumanisë në krye do të ishte përforcimi i mesazhit të unitetit të BE-së pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja më 29 mars.

"Mesazhi i unitetit do të jetë ai që duhet të mbizotërojë. Presidenca rumune po shqyrton Samitin e Sibiut (më 9 maj) duke për të përcuar mesazhin e unitetit. Kjo do të jetë një shenjë e mirë për zgjedhjet e ardhshme evropiane " u shpreh Ciamba.


George Ciamba

Ai tha se zgjerimi i BE-së, i cili mezi ka përparuar që kur Kroacia u bashkua në vitin 2013, është prioriteti i Rumanisë. “Ne jemi fëmijët e zgjerimit, ne e dimë shumë mirë vlerën e zgjerimit", u shpreh ministri.

"Për ne dhe Kroacinë, Bullgarinë dhe Austrinë, kjo është një çështje që duhet të përparojë sa më shpejt. Nuk është e lehtë. Ka ende keqkuptime politike në disa shtete anëtare dhe zgjedhjet europiane nuk po ndihmojnë, por ka një dritare mundësie dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë ç'është e nevojshme për të vendet kandidate, por do të kemi nevojë për ndihmën e vetë vendeve të Ballkanit, të cilat duhet të realizojnë reformat”, u shpreh ai.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor ishte në qendër të presidencës bullgare në gjysmën e parë të vitit 2018, por nuk ishte më prioritet për presidencën austriake. Vendet që do të mbajnë dy presidencat e ardhshme pas Rumanisë do të jenë Finlanda dhe Kroacia.

Ciamba vlerësoi edhe marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës qershorin e kaluar pas pothuajse 30 vjetësh mosmarrëveshjesh mbi emrin e fqinjit verior të Greqisë, duke thënë se ishte një marrëveshje e rëndësishme që nuk duhet humbur.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker

"Të gjithë po komentojnë këto ditë, por nuk e shohin vlerën e marrëveshjes së Prespës. Nëse ratifikohet edhe në Greqi, do të kemi një shembull të qartë se çfarë mund të ofrojë BE-ja dhe fuqinë që ka për dhënien e shpresës në vendet që duan të hyjnë në union" u shpreh ministri. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur bisedimet e anëtarësimit, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë hapur ende negociatat, ndërsa Bosnja dhe Kosova mbeten shumë prapa.”

I pyetur nëse Maqedonia dhe Shqipëria do të jenë në gjendje të marrin një datë konkrete, apo të hapin bisedimet e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, Ciamba u përgjigj se: "Kjo është ajo që synojmë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në qershor, natyrisht, nëse gjithçka ecën në rrugën e duhur".

"Por nuk do të jepja shumë premtime tani, duke pasur parasysh stuhinë që po vjen në Europë. Zgjedhjet të jenë çështja e parë që do të trajtojmë " u shpreh Ciamba.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë