Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e përfituesve dhe shumat për pronarët e pasurive të paluajtshme dhe pronave private që preken nga ndërtimet e reja.
Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare dhe përfshin drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Kamzë, Vorë, Tirana Rurale 2, Tirana Rurale 1, Fier, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Vlorë, Shkodër, Durrës, Kukës, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë Veri dhe Berat.
Sipërfaqja tokësore e ndërtimeve informale e përmendur në listë është 65,475,37 metër katrorë, ndërsa shuma që do të shpërndahet tek pronarët është 801,771,425,4 lekë.
Për kompensimin do të përdoren të ardhurat e arkëtuara nga drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.