Keshilla

5 zakonet që njerëzit duhet të shmangin në mëngjes

Një rutinë e mirë në mëngjes është një pjesë themelore e vetë-kujdesit, duke ndikuar në gjithçka, nga nivelet e energjisë dhe produktiviteti te gjendja e lëkurës tuaj. Por është e lehtë të kesh zakone të këqija, veçanërisht gjatë një pandemie globale ku çdo njeri po përballet me probleme të ndryshme.

 Për fat të mirë, është shumë e lehtë të kthehesh në rrugën e duhur. Disa ekspertë kanë treguar disa nga gabimet më të zakonshme të rutinës së mëngjesit dhe mënyra si mund të rregullohen ato.

Niket Sonpal, një internist dhe pedagog në fakultetin e Mjekësisë Touro, Amerikë thotë se një nga gabimet që bëjnë njerëzit është fikja e alarmit.

“Studimet që unë kam bërë kanë treguar se njerëzit janë të prirur të fikin alarmin për disa minuta më shumë gjumë dhe ky është një zakon që duhet të shmanget”, thotë Sonpal.

Kjo sepse minutat që njerëzit “fitojnë” janë të dëmshme, duke prishur periudhat më të gjata të gjumit REM dhe ndërprerjet e shpeshta të ciklit natyror të gjumit janë të lidhura me një sërë efektesh, si nga ana mendore, si nga ana fizike.

Një tjetër gabim i madh në mëngjes që njerëzit bëjnë është kontrollimi i telefonit.

“Nëse gjëja e parë që bëni në mëngjes është të kontrolloni telefonin dhe të shikoni në rrjetet sociale në thelb po i lini gjërat jashtë kontrollit tuaj të "rrëmbejnë" mendimet dhe ndjenjat tuaja të para”, tha Naomi Parella, mjeke në Rush University në Illinois.

Sipas saj, duke kontrolluar telefonin sa të hapin sytë, njerëzit vendosin që një ngjarje apo dikush të ndikojë në humorin e tyre.

Në vend të kësaj, Parella këshillon që njerëzit të pinë ujë, t’u thonë “mirëmëngjes” pjesëtarëve të familjes apo dhe të bëjnë ndonjë ushtrim.

Gabimi tjetër që njerëzit nuk duhet të bëjnë në mëngjes është të konsumojnë ushqime me sheqer.

"Sheqeri dhe ushqimet e përpunuara në mëngjes shkaktojnë një ndryshim hormonal në trup", tha Parrella. "

Ajo thotë se mëngjesi është vakti më problematik i ditës kur bëhet fjalë për sheqer të shtuar falë ushqimeve të zakonshme si kafe dhe çaj të ëmbël, ëmbëlsira dhe më shumë.

Sheqeri nuk është ‘djall’, thjesht rekomandohet që të zgjidhni me mençuri se kur ta shijoni atë dhe nëse “hani një mëngjes të rëndë me sheqer, provoni të bëni disa ushtrime.

Dermatologe Stacy Chimento thotë se një nga gabimet që bëjnë njerëzit në mëngjes është moslarja e fytyrës.

Lëkura mbledh shumë mikrobe gjatë natës, si qelizat e vdekura të lëkurës që mblidhen në jastëk ose pluhurin që mund të qarkullojë në dhomën e gjumit.

Disa dermatologë thonë se nuk është patjetër e nevojshme larja e fytyrës me produkte në mëngjes. Mjafton uji pasi përdorimi i sapunit shpesh mund të thajë lëkurën.

Sonpal tregon se diçka që bashkon njerëzit në përgjithësi është fillimi i ditës me nxitim.

“Nëse nuk e filloni ditën si duhet, mund të kaloni orët e ardhshme duke u përpjekur të ekuilibroni ndjenjat dhe ‘veten’”, tha Sonpal.

Sonpal thotë se njerëzit duhet të gjejnë disa momente për tu relaksuar, për të medituar ose thjesht të flasin me dikë.

Një studim nga Universiteti Tuoro tregoi se disa minuta me veten apo duke bërë diçka për të filluar një ditë me energji, është më e mira që çdo njeri mund të bëjë me veten.

"Jo të gjithë janë njerëz mëngjesi por një rutinë e duhur mund të funksionojë dhe ndihmojë”, tha Sonpal.

Burimi: Huffington Post. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë