Keshilla

5 këshilla për të folur me fëmijët për peshën e tyre

Nuk është sekret tashmë që fëmijët gjithnjë e më shumë po vuajnë nga mbipesha ose obeziteti.

“Në thelb, nga vitet 1970 deri në vitet '90, pati një rritje të madhe të rasteve të fëmijëve që rrezikonin të zhvillonin obezitet”, thotë Jack Yanovski, endokrinolog pediatrik.

Përveç stigmës sociale, konsiderimi “obez” është një nga arsyet më të zakonshme që fëmijët ngacmohen në shkollë si dhe pesha mund të çojë në probleme shëndetësore.

"Shumica e njerëzve që janë mbi peshë deri në moshën 5 ose 6 vjeç priren të vazhdojnë të kenë probleme me peshën trupore gjatë adoleshencës dhe në moshën madhore," tha Yanovski.

Efektet negative shëndetësore do të shtohen.

Mendoni se është koha për të diskutuar peshën me fëmijën tuaj? Të flasësh me një fëmijë të çdo moshe për peshën është një çështje delikate për prindërit dhe pediatrit. Në fund të fundit, fëmijët po rriten, trupat e tyre po ndryshojnë dhe ata supozohet të shtojnë peshë ndërsa rriten. Njohja e asaj që është e shëndetshme, e përshtatshme dhe e pranueshme nga ana shoqërore dhe personale, mund të ndihet subjektive për një prind dhe fëmijë.

“Në përgjithësi, duhet të filloni me mjekët,” tha Yanovski.

“Mos harroni, fëmijët vijnë në madhësi dhe forma të ndryshme. Dhe kërkesat e tyre për kalori do të jenë shumë të ndryshme bazuar në ciklin e tyre të rritjes. Pra, lërini mjekët ta masin dhe ekzaminojnë fëmijën tuaj për të parë nëse pesha po kthehet në një problem”.

Nëse prindërit nuk dinë se si ta menaxhojnë situatën, fëmijët mund të bien në depresion ose të zemërohen, të ndihen të stigmatizuar ose të veçuar dhe disa madje mund të zhvillojnë çrregullime të të ngrënit për të humbur peshë.

Prindërit duhet të jenë vigjilentë dhe të përgjegjshëm ndaj fëmijëve të tyre dhe kryesisht të mos u bërtasin për marrëdhëniet me ushqimin që të shmangin këto probleme.

Këtu janë pesë këshillat kryesore të Yanovski:

Bisedoni me qetësi

Mos kini një qëndrim "prindi e di më mirë".

"Jini të përulur dhe të ndërgjegjshëm për mënyrën se si flisni sepse shpesh ka paragjykime dhe stigma të peshës," tha Yanovski. “Fëmijët tuaj duhet të ndihen rehat dhe të sigurt duke ndarë shqetësimet ose vështirësitë e tyre. Nëse keni nevojë të bëni ndryshime ose të merrni parasysh terapitë, mbani në mend se vendimmarrja është një proces i përbashkët.”

Nuk ka asnjë masë trupore "të duhur"

Fëmijët janë në progres dhe rritja e shpejtë është normale.

“Mos harroni se ka një sërë peshash të shëndetshme dhe se fëmijët supozohet të rriten, veçanërisht gjatë pubertetit,” tha Yanovski. “Mjekët mund të diskutojnë me ju se çila peshë është e përshtatshme për fëmijën tuaj.”

Krijoni një ambient të duhur

Krijoni një mjedis të shëndetshëm duke marrë parasysh se cilat ushqime janë të disponueshme në shtëpi. Për shembull, kur fëmijët kthehen të uritur nga shkolla, ofroni një pjatë me fruta dhe perime të freskëta.

Ushqimi nuk duhet të përdoret si nxitje

“Mos e bëni ushqimin shpërblimin përfundimtar për sjelljen, notat apo punët e shtëpisë”, tha Yanovski. “Mos i bëni ushqimet shumë të shijshme si shpërblim për festimet. Ju mund të zëvendësoni aktivitete ose shpërblime të tjera jo ushqimore.”

Qëndrimet e prindërve duhet të jenë konsistente

Trupi i fëmijës është në një gjendje të vazhdueshme rritje, por qëndrimet e prindërve duhet të synojnë të jenë të qëndrueshme.

"Jini konsistent me ato që thoni. Kur nuk jeni konsistent, fëmijët përfitojnë nga një moment dobësie për të konsumuar më shumë se ç’duhet”.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë