Biznes

5 hapa për të rindezur motorrët e biznesit në epokën Covid-19

Deloitte thotë se kompanitë duhet të rimendojnë strategjitë e tyre ndërsa lëvizin drejt fazës së ‘rimëkëmbjes’ post COVID-19.

Pesë veprimet që rekomandon kompania janë: Reflektoni, Ripranoni, Ripërfshini, Rimendoni dhe Rinisni.

Stafi duhet të jetë në zemër të gjithë këtyre ndryshimeve dhe nevojave dhe zërat e tyre duhen vlerësuar.

Ndërsa shumë biznese vazhdojnë të përballen me fazën e parë të 'reagimit' ndaj krizës COVID-19, puna përmes këtyre pesë veprimeve mund të sigurojë një udhërrëfyes drejt fazës së dytë të 'rimëkëmbjes' dhe më tej në fazën e tretë 'të lulëzimit', sipas rrjetit profesional të shërbimeve, Deloitte.

Në thelb të këtyre hapave është ideja që është me rëndësi për udhëheqësit të marrin kohë për të ndaluar dhe për të dëgjuar zëra nga të gjithë organizatat e tyre, si pjesë e një qasjeje më të "përqendruar te njeriu", pra për menaxhimin e fuqisë punëtore.

Kjo ide, që bizneset duhet të mësojnë të dalin më të forta, mbështetet nga konsulentët e menaxhimit, përfshirë McKinsey, i cili nxit udhëheqësit të gjejnë momente për të "ndaluar, reflektuar dhe menduar çfarë do të ketë përpara".

Rekomandimet e Deloitte pasqyrojnë ambicien e Samitit të Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Forumit Ekonomik Botëror dhe inkurajojnë udhëheqësit që të mendojnë për krijimin e shoqërive dhe ekosistemeve më elastik - si dhe bizneseve.

Bëni pauzë dhe reflektoni

Sigurisht, ndërsa bizneset - si shitësit kryesorë – të cilët kanë mijëra stoqe, mund të jetë e vështirë të gjesh pozitivitet në këtë situatë krize ose një moment për të ndaluar e reflektuar. Edhe supermarketet që u adaptuan me sukses ndaj bllokimeve, duke iu qasur tregtisë elektronike, kanë zbuluar se kostot e kësaj mënyre kanë ulur fitimet ekonomike.

Sidoqoftë, strategët e menaxhmentit thonë se është koha e tërheqjes dhe të bërit e një vlerësimi të asaj që është mësuar dhe arritur.

Për shembull, Harvard Business Review thotë se njerëzit që kanë krijuar zgjidhje të shpejta, inovative gjatë COVID-19, duhet të marrin kohë për të menduar se si mund ta ribëjnë biznesin të vlefshëm - nga studentët e Atlantës që shpërndajnë vaktet ushqinore në spitale, te inxhinierët kolumbianë që bëjnë aparat frymëmarrjeje nga e para.

Bizneset duhet të vazhdojnë të përdorin mjete planifikimi si korniza klasike e 'tre horizonteve' të McKinsey pavarësisht goditjes që i dha ekonomisë COVID-19, thotë këshilltari i qëndrueshmërisë së korporatave, Marco Albani, nga albani.earth. Kjo sepse bazohet në parimin që bizneset që rriten për periudha të gjata, vazhdimisht rimendojnë atë që bëjnë - edhe në një kohë krize.

Këshillat e Deloitte

Pra, për çfarë duhet të mendojnë bizneset? Deloitte thotë se kompanitë duhet të përqafojnë ide si 'qëllimi' dhe 'potenciali', me synim krijimin e një kulture të fortë dhe elastike në vendin e punës. Në zemër të këshillave të kësaj kompanie për fazën e rimëkëmbjes janë pesë veprime:

1. Reflektoni

Kjo ka të bëjë me pauzën për të marrë në konsideratë atë që ka funksionuar gjatë krizës, atë që është humbur dhe dëgjimin nga këndvështrime të ndryshme. Për shembull, ndërsa shumica e stafit në disa organizata kanë punuar nga shtëpia, njerëzit kanë përvoja shumë të ndryshme të asaj që është bërë mirë - dhe mangësive.

2. Sfidohu përsëri

Kompanitë duhet të rrisin fokusin e tyre në mirëqenien dhe qëllimin e fuqisë punëtore. Këto përfshijnë shqetësimet fizike, psikologjike dhe financiare - si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi (dy zona të cilat gjithnjë e më shumë janë shkrirë në një). Gjatë periudhës aktuale të trazirave ekziston një gjasë e shkatërrimit të fuqisë punëtore, nëse nuk ndërmerren hapa për ta adresuar atë në mënyrë aktive, paralajmëron The King's Fund, një institucion mendimi për politikat shëndetësore.

3. Ri-angazhohuni

Një mënyrë e ‘shkathët’ e punës është bërë normë për shumë biznese - ekipe të vogla ose ‘të përziera’ që punonin shumë për problemet urgjente, ishte e zakonshme në kulmin e krizës. Tani të injorosh këtë aset "duket pothuajse absurde", reflekton këshilltarja organizative, Elizabeth Doty.

Detyra tani është të sigurohemi që stafi është i kënaqur me bërjen e kësaj mënyre produktive, por ndonjëherë edhe e vështirë, për të punuar në një normalitet të ri.

4. Rimendoni punën, fuqinë punëtore dhe vendet e punës

A munden kompanitë të përdorin mësimet e përgjigjes së tyre ndaj krizës COVID-19 dhe të përshpejtojnë të ardhmen e punës? Kjo tashmë është arritur pjesërisht: vlerat në rritje të tregut të aksioneve të kompanive Big Tech pasqyrojnë shpejtësinë e tyre drejt zyrave virtuale. "Ndryshimet që shumë prej nesh parashikuan se do të ndodhnin gjatë dekadave, përkundrazi po ndodhin brenda disa javësh", thotë Anne-Marie Slaughter, Presidente e Fondacionit Neë America.

Por Deloitte kërkon rimendim dhe reflektim më radikal, duke u bërë thirrje organizatave të "ndërmarrin rreziqe". Këto përfshijnë reformimin e strukturës fizike të zyrave, vënien në diskutim të idesë së turneve të rregullta të punës dhe madje edhe rishikimin se si gjykohet progresi i karrierës.

5. Rimëkëmbja (Rindezja e motorrëve) - Prioritetet e Burimeve Njerëzore dhe Njerëzve

"Procesi i rikuperimit mund të mos ketë sukses nëse funksioni i Burimeve Njerëzore nuk përfshin një rol të ripërcaktuar," thotë Deloitte. Kjo përfshin përqafimin e mundësive të 'mësimit të shkathët' - duke ndihmuar stafin të mësojë se si të përdorë mjete të reja dhe shumë shpejt madje kur kërkohet, për shembull, video konferencat.

Ndërsa pasiguria vazhdon dhe më shumë njerëz punojnë në distancë, Burimet Njerëzore do të kenë gjithashtu një rol thelbësor në ndihmën për të "integruar nevojën e fuqisë punëtore për individualitet dhe përkatësi" me nevojat e bizneseve për "siguri dhe shpikje".

Me fjalë të tjera - duhet të punoni ngushtë me stafin dhe t'i mbani ata në bord, nëse doni të kaloni një kohë sfiduese me sukses.

/Burimi: Forumi Ekonomik Botëror/ Në Shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë